LAJMI I FUNDIT:

Kosova synon të bëhet ‘India e Evropës”

Kosova synon të bëhet ‘India e Evropës”

Kosova është në rrugë të mirë të bëhet “India e Evropës” sa i përket zhvillimit të teknologjisë informative dhe ofrimit të shërbimeve “call center” për Evropën, në veçanti për vendet gjermanofolëse.

Në Kosovë aktualisht funksionojnë 28 kompani si qendra të thirrjes, ndërsa trendi i hapjes së këtyre bizneseve është në rritje. Në këto kompani janë mbi 600 të punësuar, mosha mesatare e të cilëve sillet 18-25 vjet.

Këto kompani ofrojnë shërbime për fushën e telemarketingut, shërbimin e klientëve, mbajtjen dhe faturimin e llogarisë dhe përkrahje teknike.

Vjollca Cavolli, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës tha se Kosova ka potencial dhe kapacitete për të ofruar shërbime të thirrjes për vendet e Evropës, në veçanti për vendet gjermanofolëse. /KohaDitore/Telegrafi/