LAJMI I FUNDIT:

Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim

Kosova si histori suksesi dhe Afganistanin i humbur qysh në fillim

Sapo Kabuli ra në duart e talebanëve, filluan analizat e humbjes së ShBA-së në Afganistan. Disa kritikë citojnë politika të gabuara dhe zbatim të dobët të tyre. Të tjerë theksojnë se përfshirja e ShBA-së në Afganistan ishte e destinuar të dështonte në një vend që është mbiquajtur “varreza e perandorive”. Ndërsa, disa të tjerë (përfshirë edhe presidentin amerikan Joe Biden) shkojnë edhe më tutje, duke argumentuar se të gjitha misionet pas-ushtarake për rindërtim e stabilizim të vendeve të tjera përfundojnë ne dështimin që duhen shmangur në të ardhmen. Në fakt, dështimi i ShBA-së në Afganistan nuk ishte i pashmangshëm, por Uashingtoni bëri gabime të rënda qysh në fillimet e përpjekjeve për stabilizim.

Historikisht, ShBA-ja ka bërë shumë ndërhyrje ushtarake me synimin për të ndaluar agresione ushtarake, gjenocid, përhapjen e armëve bërthamore etj. Në rastin e Afganistanit, ndërhyri ushtarakisht për të ndaluar operacione terroriste që synonin të dëmtonin ShBA-në. Kur objektivi ushtarak arrihet, siç ndodhi në Afganistan në vitin 2001, vendi ndërhyrës ndodhet në një udhëkryq. Që episode të ngjashme mos të përsëriten duhet të zgjedhë mes këtyre alternativave:


1. Qëndrimi i përhershëm si forcë okupatore;

2. Rindërhyrje periodike ushtarake;

3. Ndërtimi i një regjimi vendas kompetent, që ta qeverisë vendin në paqe brenda vetes dhe me fqinjët.

Presidenti Bush vendosi të zgjidhte alternativën e tretë, por dështoi të kuptonte përmasat reale të sfidës që po merrte përsipër.

Kritikët më të ashpër të misioneve stabilizuese e rindërtuese pas-ushtarake përqendrohen tek dështimet e shkuara, si në Vietnam e Irak, pa përmendur histori të tjera suksesi, si Gjermaninë, Japoninë, Korenë e Jugut – dhe më afër në kohë, Bosnjën dhe Kosovën, ku NATO-ja e udhëhequr nga ShBA-ja i dha fund me sukses konflikteve të para të armatosura në Evropë qysh nga viti 1945. Një mësim i rëndësishëm mund të nxirret nga krahasimi i këtyre dy të fundit me Afganistanin: vendimet më kritike merren qysh në fillim të ndërhyrjes. Nëse ato janë të gabuara, ulen ndjeshëm gjasat e suksesit, sado të shpenzojë më vonë Uashingtoni. Ndërhyrja në Afganistan nuk ishte e destinuar të dështonte, por farat e dështimit u mbollën qysh më 2002.

Pas sulmit të al-Kaidës më 11 shtator 2001, ndërhyrja ushtarake në Afganistan ishte një domosdoshmëri për administratën Bush – një sulm tjetër katastrofik i al-Kaidës duhej parandaluar, duke i hequr asaj mundësinë të kishte një shtet të tërë nën hyqmin e saj. Por, Bushi nuk donte të mbante garnizone të përhershme amerikane në Afganistan. Ai zgjodhi të ndërtonte një regjim më miqësor, që të ishte në gjendje dikur ta qeveriste vetë vendin, duke mos lejuar që të ribëhej bazë terroristësh.

Pushtimi i Afganistanit shkoi fjollë, duke prodhuar një fitore të shpejtë e me kosto fare minimale. E gënjyer nga lehtësia e pushtimit të Afganistanit, administrata Bush mendoi se ngritja e një regjimi miqësor në vendin e pastruar nga talebanët do të ishte po aq e lehtë.

Gabimi i parë i administratës Bush ishte nënvlerësimi i vështirësive gjeografike gjatë procesit të planifikimit të ringritjes së Afganistanit, një vendi mijëra kilometra larg ShBA-së dhe i rrethuar nga fqinjë të fuqishëm grabitqarë, si Irani, Pakistani, Rusia e Kina. E vetmja mënyrë se si ShBA-ja mund të dërgonte furnizime, trupa e specialistë atje ishte përmes Pakistanit – një vend që nuk kishte të njëjtat objektiva me ato të ShBA-së (madje i sabotoi ato).

Një gabim tjetër ishte nënvlerësimi i demografisë së Afganistanit. Afganistani kishte dyfishin e popullsisë së Vietnamit të Jugut të viteve 1960. Zakonisht, numri i trupave ushtarake për milionë banorë është një faktor përcaktues për suksesin e misioneve të stabilizimit. Vetëm dy vjet para ndërhyrjes në Afganistan, NATO-ja e udhëhequr nga ShBA-ja dërgoi 50 mijë trupa për të stabilizuar Kosovën, një vend me vetëm 1.9 milionë banorë. Për krahasim, popullsia e Afganistanit ishte atëherë 21.6 milionë, ndërkohë që në fund të vitit 2002 vetëm tetë mijë ushtarë amerikanë ishin dislokuar në një vend 10 herë më të madh se Kosova dhe pa ushtri e polici funksionale. Me pak fjalë, nuk kishte mjaftueshëm ushtarë amerikanë për të ruajtur sigurinë në një vend që ata sapo e kishin marrë nën kontroll.

Arsyeja pse kishte aq pak ushtarë në terren lidhej me faktin se administrata Bush nuk donte që ata të merreshin me ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por me ndjekjen dhe asgjësimin e celulave të mbetura të al-Kaidës. Gjithashtu, administrata Bush e keqfinancoi rindërtimin dhe stabilizimin e Afganistanit. Në Bosnjë, ShBA-ja dhe donatorët e tjerë ofruan vitet e para ndihmë ekonomike prej 16 miliardë dollarë në vit për milion banorë, ndërsa në Afganistan vetëm 50 milionë dollarë në vit për milion banorë – thjesht thërrime.

Administrata Bush bëri disa gabime të tjera, që e bënë suksesin eventual të pamundur. Fillimisht, nuk u bë asnjë përpjekje për të ngritur një ushtri e polici afgane. Siguria u la në dorë të kapobandave grabitqare lokale, që kishin qenë kundërshtarë të talibanëve. Nuk ekzistonte një strukturë e centralizuar për sigurinë dhe rindërtimin e Afganistanit. Ndërkohë, Uashingtonit iu deshën disa vite që të kuptonte se Pakistani, megjithëse ishte distancuar publikisht nga talebanët, e ndihmonte fshehtazi atë. Udhëheqja dhe trupat e mbetura talibane kishin gjetur strehë në zonat malore të Pakistanit në kufi me Afganistanin, ku përgatiteshin për fillimin e një lufte guerile ndaj trupave amerikane.

Falë këtyre gabimeve fatale, perspektiva e suksesit ishte e errët në fillimet e vitit 2003, kur administrata Bush e ktheu krejt vëmendjen tek pushtimi i panevojshëm i Irakut, ku kishte edhe më shumë konflikte të brendshme sektare dhe ku fqinjët ishin edhe më grabitqarë. Njësoj si në Afganistan, administrata Bush i nënvlerësoi vështirësitë e misionit stabilizues e rindërtues në Irak. Rezistenca antiamerikane u shfaq më herët në Irak, ndërkohë që talebanët po rigrupoheshin për të filluar luftën e vet guerilje. Ushtria amerikane u fut në mes dy zjarresh … Dhe, për sa kohë Bushi ndejti në Shtëpinë e Bardhë, as Iraku e as Afganistani nuk u stabilizuan.

Ai dështim i administratës Bush nuk ishte i pashmangshëm. Në qoftë se ShBA-ja do të kishte dërguar trupat dhe financimet e mjaftueshme për stabilizimin dhe rindërtimin e një vendi me gjeografinë dhe demografinë e Afganistanit, do të ishin rritur ndjeshëm gjasat për largimin dikur nga një shtet funksional, e jo të dështuar.

Gabimet e administratës Bush krijuan një problem në Afganistan, që ishte i pazgjidhshëm nga tre presidentët pasardhës. Problemi nuk ishte nëse do të fitohej apo do të humbej beteja për krijimin e një shteti funksional në Afganistan. Diskutohej vetëm nëse do të vazhdonte pafundësisht statuskuoja dëshpëruese në Afganistan, apo do të pranohej humbja dhe do të ktheheshin ushtarët amerikanë në shtëpi. Presidentët Barack Obama dhe Donald Trump ishin të prirë t’i tërhiqnin trupat në ShBA, por nuk e bënë këtë gjë sa ishin në Shtëpinë e Bardhë. Bideni më në fund e pranoi humbjen e ShBA-së dhe i ktheu ushtarët amerikanë në shtëpi… /Burimi: Foreign Affairs/Titulli origjinal: Afganistani ishte qëmoti i humbur/Në shqip nga: Java News/

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori