E veshur me pajisje mbrojtëse të trupit dhe të fytyrës, Iryna Kustovska, ngadalë lëvizë një detektor metalik në kërkim të një minë tokësore të rreme.
38-vjeçarja që punon si administratore e aviacionit civil në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev tashmë është në Kosovë, ku po stërvitet për të qenë një deminuese para se të kthehet në shtëpi për të marrë pjesë në detyrën e madhe të heqjes së minave dhe mjeteve të tjera shpërthyese të lëna e të shpërndara në të gjithë Ukrainën gjatë agresionit të Rusisë.
“Është një ndryshim rrënjësor në jetën time,” tha ajo duke nënvizuar se do të paraqitet që të marr pjesë në heqjen e minave, sapo të kthehet në Ukrainë.
Iryna Kustovska dhe 12 ukrainas të tjerë, një përzierje e personelit civil dhe ushtarak, janë në një kurs të përparuar katër javor duke u drejtuar nga trajnerët vendas të Kosovës që morën pjesë në pastrimin e dhjetëra mijëra minave dhe bomba thërmuese të lëna forcat serbe para se të largoheshin nga Kosova si dhe mjeteve të pashpërthyera të hedhura nga avionët e NATO-s.
Përmasat e kësaj detyre zbehen kundrejt asaj që ndoshta i pret Kustovskan dhe shokët e saj në Ukrainë.
Zyrtarët e ushtrisë dhe qeverisë atje thonë se të gjitha zonat e pushtuara gjatë agresionit rus janë mbushur me mina, dhe kryeministri Denys Shmygal vlerëson se, më shumë se 300 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas do të duhet të pastrohen.
“Lufta në Ukrainë po intensifikohet, por gjithashtu ka një nevojë të madhe për të pastruar pajisjet e pashpërthyera,” tha trajneri Hekuran Dula.
Ai punon për Trupin e ndërgjegjësimit për minat (MAT), një shkollë që trajnon qindra kadetë nga e gjithë bota si deminues çdo vit, pasi ka pastruar fushat nga minat në Kosovë dhe vendet e tjera, përfshirë Irakun, Mozambikun dhe Libinë.
Minat që Rusia ka vendosur në Ukrainë janë të ngjashme me ato të vendosura në ish -Jugosllavi, gjatë viteve 1990.
“Plani është që të stërvitim sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për ta kthyer Ukrainën në një vend të sigurt për të jetuar,” tha Hekuran Dula./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker