LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton nga KE-ja 203 milionë euro

Kosova përfiton nga KE-ja 203 milionë euro

Komisioni Evropian ka akorduar një shumë prej 5.5 miliardë euro, mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Islandën ku Kosova do të përfitojë 203 milionë euro nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Turqia prin në listën e atyre që përfitojnë më shumë nga ku fond me një shumë prej 2.5 miliardë euro, Serbia 587 milionë, Maqedonia 304 milionë, ndërsa më pak do të përfitojë Islanda me vetëm 28 milionë euro.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka thënë se fondet duhet të shërbejnë si katalizator për të gjitha shtetet në rrugën e tyre drejt BE-së. /Telegrafi/