Në mungesë të fuqisë punëtore në vend, kompanitë kosovare po mundohen të bëjnë zgjidhje me punëtorë të huaj. Konsiderohet që së fundmi janë rreth 500 punëtorë nga vendet si Bangladeshi, Pakistani dhe India, të cilët e kanë gjetur vetën në Kosovë.
Ata po punojnë në kompanitë e sektorit privat, pavarësisht që nuk njohin gjuhën, kulturën e as natyrën e punës.
Sipas njohësve të ekonomisë, kjo situatë është për shkak të politikave të dobëta të Qeverisë. Ata vlerësojnë se është mjerim shkëputja e dialogut publiko-privat.
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se qytetarët kanë humbur shpresën për punësim.
“Është një situatë mjaft kaotike, nuk ka të dhëna të mirëfillta, nuk ka komunikim të mirëfilltë me sektorin privat, dhe më shqetësuesja është se njerëzit kanë humb shpresën që përmes rrugëve të rregullta, apo kanaleve zyrtare mund të gjejnë punë dhe të punësohen.
Prandaj, vërtete konkurset janë të shumta, është një demotivim masiv dhe sot për fat të keq në Kosovë shumë më tepër shpenzohet kohë për të menduar si të iket nga Kosova, sesa si të qëndrohet në Kosovë… Një ndër parakushtet kryesore për një ekonomi të qëndrueshme është stabiliteti politik dhe kur kjo mungon si mund të flitet për zhvillim ekonomik. Në këtë drejtim vet fakti që në vitin 2022 por dhe 2023 kemi pas një shkëputje totale të dialogut publiko privat, është një mjerim ”, thotë Gërxhaliu.
Sipas tij, kompanitë në këtë drejtim do të detyrohen të marrin punëtorë nga vendet e ndryshme.
“Është e vërtetë se sektori privat do të tentojë të gjejë alternativa për fuqi punëtore, mos të mendohet që punëtorët që vinë nga jashtë, qoftë nga India, nga Pakistani apo vendet tjera, do të jenë ato që do t’i zgjedhin problemet e fuqisë punëtore…
Në këtë drejtim të punohet më tepër në mbështetje të sektorit privat, kushte më të mira për punëtorët, të rriten pagat për punëtore dhe vërtetë të ketë kampanja vetëdijesuese me të rinjtë që të motivohen për të qëndruar në Kosovë dhe jo për të ikur”, shton Gërxhaliu.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë se gatishmëria e qytetarëve për t’u larguar është në rritje e tutje, me ç’rast shton se kompanitë do të vuajnë nga mungesa e punëtorëve.
“Shqetësimi që është ngritur në vazhdimësi nga njohësit e ekonomisë si duket i erdhi fundi dhe këtu po shihet se ka pas mungesë të politikave ekonomike dhe atyre investive të cilat do të parandalimin këtë lloj gatishmërie të largimit, por edhe Qeveritë tjera bashkë me këtë, duket se nuk i ka bërë përshtypje ky shqetësim që ka qenë në vazhdimësi.
Në këtë drejtim tani jemi para një akti të kryer që gatishmëria e qytetarëve për t’u larguar është në rritje e tutje. Tash ne do të përballemi me qytetarë dhe punëtore që do të vinë nga vendet e treta, që përveç që nuk do ta njohin natyrën e punës, gjuhën, pra do të ketë probleme jashtëzakonisht edhe ai punëtor që vjen dhe bizneset”, thotë Kadriaj.
Edhe kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi konsideron se mungesa e kushteve të punës në vend, ka shkaktuar që të ketë mungesë të fuqisë punëtore në vend.
Sipas Azemit, nga janari vitit 2024 pas liberalizimit të vizave, vendi do të vuaj më shumë nga mungesa e punëtorëve.
“Ne kemi një mungesë shumë të madhe të fuqisë punëtorë, sidomos ata që janë të kualifikuar. Realisht në shumë projekte, shumë programe të shumë kompanive kanë dështuar në mungesë të punëtorëve. Ne veçse jemi çdo ditë në terren dhe i shohim. Fakti që jemi në këtë gjendje, është ajo që nuk i kemi trajtuar dhe nuk i kemi kryer obligimet ndaj punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, ashtu siç thotë ligji.
Sidomos do të ketë një mungesë të punëtorëve që nga fillimi i viti të ardhshëm, sepse njerëzve do të ju jepet mundësia që të shkojnë jashtë dhe të kontaktojnë për të nënshkruar ndonjë kontratë me vende tjera për një punë më afatgjate. Kemi një ardhje të punëtorëve nga jashtë. Kemi ardhur në një gjendje që duhet pranuar punëtorë nga Bangladeshi, që konsiderohet që në Kosovë për momentin kemi rreth 500 punëtorë të ardhur nga jashtë”, tha Azemi.
Mes tjerash, Azemi potencon se për ata veçse kanë vendosur të lëshojnë vendin, tashmë është vonë për çdo hap tjetër në këtë drejtim nga Qeveria e Kosovës.
“Ne kemi nuhatur herët që do të ketë mungesë të punëtorëve, dhe gjithherë iu kemi ofruar që së paku si partnerë, sindikatë, punëdhënësve qeveritë të ofrojnë kushte aq sa munden, por Qeveria e Kosovës, në veçanti pronarët e kompanive në një formë e kanë injoruar kërkesën tonë dhe tash për tash është e kotë, sepse nëse sindikata, qeveria dhe punëdhënësi ofrojnë punëtorëve pagë 1 mijë euro, realisht këta e kanë ndarë mendjen dhe këta normal nuk po shohin ndonjë perspektivë”, përfundoi Azemi.
Kujtojmë se nga 45% sa ka qenë shkalla e papunësisë në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo ka rënë në afro 17 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). /KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit