LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka rreth 350 mijë ndërtime pa leje

Kosova ka rreth 350 mijë ndërtime pa leje

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë regjistruar rreth 350 mijë ndërtime pa leje. Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani me rastin e prezantimit të punës në krijimin e Regjistrit komunal të ndërtimeve pa leje dhe Prtneritet për Zhvillim të USAID-it.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani tha se shumë njerëz kanë menduar se legalizimi i ndërtimeve pa leje në Kosovën e pas luftës është i pamundur, transmeton Rtk.
Ai theksoi se megjithatë është dëshmuar se kjo mund të bëhet me ç’rast 32 komuna me sukses filluan këtë proces. Sipas tij e gjithë kjo është më e lehtë pas miratimit të ligjit të trajtimit e ndërtimeve pa leje dhe tashmë regjistri i objekteve të ndërtuara pa leje tashmë përmban 343 mijë e 1 qind e 77 ndërtesa dhe 10 mijë aplikime.

Ndërkohë drejtori i Mision it të USAID-it në Kosovë, James Hope konsideron se legalizimi i objekteve pa leje është proces shumë i rëndësishëm i cili duhet festuar. Sipas tij i gjithë ky proces nuk ka qenë fare i lehtë. “Kjo përpjekje e suksesshme nuk do të ishte e mundshme pa partneritet fantastik në mes Ministrisë dhe Komunave të cilat kanë punuar së bashku për këtë qëllim të përbashkët për tu ofruar një shërbim të mirë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.


Zëvendës shefi i për bashkëpunim nga zyra e Bashkimit Evropian, Libor Chlad theksoi se kjo është një arritje e përbashkët. Ai shtoi se në këtë lëmi BE ka financuar edhe një projekt “Mbështetja për shfrytëzimin e tokës në Kosovë” i cili përmban sistemin për regjistrimin e objekteve pa leje dhe është shfrytëzuar nga Komunat.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndau mirënjohje për 32 komunat të cilat morën pjesë në procesin e legalizimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori