LAJMI I FUNDIT:

Kosova gjatë 2014-ës pati normë pozitive të rritjes ekonomike

Kosova gjatë 2014-ës pati normë pozitive të rritjes ekonomike

Presidentja Atifete Jahjaga, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili ia dorëzoi raportin për vitin 2014.

Presidentja Jahjaga u njoftua nga guvernatori Hamza se Kosova gjatë vitit 2014 ka mbajtur një normë pozitive të rritjes ekonomike dhe vazhdon të reflektoj nivel të kënaqshëm të stabilitetit fiskal dhe financiar.

Ai tha se Kosova vazhdon të ketë nivel të ulët të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, ndërsa çmimet gjatë vitit 2014 kanë qenë në harmoni me trendët globale dhe me një normë të ulët të inflacionit. Guvernatori Hamza tha se edhe sektori bankar është i qëndrueshëm dhe me shkallë të lartë të kapitalizmit.


Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën që po bën Banka Qendrore e Kosovës dhe theksoi nevojën që ky institucion të vazhdojë angazhimin në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Ajo tha se prioritet i institucioneve të vendit është zhvillimi ekonomik, përmes krijimit të kushteve të favorshme të biznesit për investitorët e huaj por edhe për afaristët vendor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori