LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kontrollin ajror

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kontrollin ajror

Me ftesë të ministrit të Transportit dhe Post–Telekomunikacionit (MTPT) të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, për vizitë në vendin tonë ka ardhur ministri i Transportit i Republikës së Shqipërisë, Sokol Olldashi.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministri i Transportit i Shqipërisë, Sokol Olldashi, do të firmosin sot në Prishtinë memorandumin e mirëkuptimit midis dy vendeve për bashkëpunimin në të ardhmen për ofrimin e shërbimeve të kontrollit ajror, në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës./rtklive/