LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Mali i Zi së shpejti me marrëveshje ndërkombëtare për transport

Kosova e Mali i Zi së shpejti me marrëveshje ndërkombëtare për transport

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, priti të enjten ndihmësministren e Malit të Zi, Mirel Radiq-Lubisavleviq. Qëllimi i takimit ka qen harmonizimi i tekstit të propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, e cila do të parafohet nesër, ndërsa do të nënshkruhet me rastin e takimit të krerëve të Ministrisë së Infrastrukturës të Kosovës Mujota dhe të Ministrisë së Komunikacionit të Malit të Zi, Andrija Lompar.

Në këtë takim ministri Mujota dhe ndihmësministrja e Malit të Zi, Mirel Radiq-Lubisavleviq, shkëmbyen informata lidhur me zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit në të dy vendet dhe për perspektivat e zhvillimit të ardhshëm, duke shprehur gadishmërinë e dyanshme për zhvillimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në këto fusha.

Ministri Mujota foli për bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës dhe Malit të Zi, veçmas në fushën e transportit dhe tha se është me rëndësi që marrëveshja e bashkëpunimit në të mirë të dy vendeve të arrithet sa më parë dhe se pala kosovare është kurdoherë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga ana e saj, ndihmësministrja e Malit të Zi, Miliq-Lubisvleviq, e falënderoi ministrin Mujota për pritjen e ngrohtë dhe tha se ana malaziase do të angazhohet që punët e përbashkëta, që do t’i zhvillojnë të dy vendet në fushën e transportit rrugor, t’u përgjigjen standardeve më të larta bashkëkohore.


Pas takimit në Ministrinë e Infrastrukturës, delegacionet e dy vendeve, që në nivel ekspertësh do të negociojnë për harmonizimin e projekt-marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor midis dy vendeve e vazhduan punën në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u prtitën nga kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori