LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Kroacia me Memorandum bashkëpunimi

Kosova e Kroacia me Memorandum bashkëpunimi

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) dhe Oda Ekonomike e Kroacisë kanë nënshkruar të hënën një Memorandum të Bashkëpunimit, i cili ka për synim forcimin e raporteve ekonomike, kulturore dhe arsimore.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se marrëveshja do të ndihmojë dhe studentët kosovarë.

"Ky memorandum i nënshkruar sot i ndihmon dhe studentëve të Republikës së Kosovës, që të vijnë e të bëjnë praktikat në kompanitë e Kroacisë. Kjo do të jetë ndihmë e madhe për të marrë përvoja, të cilat studentët kosovarë mund t’i marrin vetëm këtu", theksoi Shahini.

Delegacioni i Kosovës ka takuar edhe ish-presidentin Stipe Mesiç. /Telegrafi/