LAJMI I FUNDIT:

Kosova, dy vite shtet me ekonomi suksesi

Kosova, dy vite shtet me ekonomi suksesi

Megjithë problemet me të cilat është përballur ekonomia e Kosovës, gjatë dy viteve të funksionimit si shtet i pavarur dhe sovran, ajo ka pasur zhvillime pozitive në disa sektor, duke bërë që të përmirësohet jeta e qytetarit të vendit.

Pas pavarësimit të Kosovës, sektori që ka pësuar ndryshime për të mirë konsiderohet zhvillimi dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore në vend, ku për dy vite rresht Qeveria e Kosovës, ka investuar mbi 200 milion euro.

Një arritje tjetër e shtetit më të ri në botë është anëtarësimi i saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB). Anëtarësimi në këto dy organizata të mëdha financiare ndërkombëtare e rriti besimin se Kosova po bëhet vend i besueshëm për investime të huaja.

Tregtia e jashtme, ndërkaq, gjatë dy viteve të pavarësisë ka pësuar ndryshime pozitive si në eksport dhe rritje të importit. Kështu që, eksportet në vitet e shtetësisë së Kosovës janë realizuar në përputhje me politikat e qeverisë së Kosovës dhe akterve të tjerë që janë të përfshirë në këtë proces.


Padyshim se gjatë dy viteve duhet përmendur marrëveshjen e Tregtisë së Lirë (CEFTA), e cila po vazhdon të mos respektohet nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, të cilat nuk pranojnë produktet nga Kosova në vendet e tyre. Por, më e keqja është se nuk ka vullnet që CEFTA të fillojë e të respektohet gjatë vitit 2010. Rritja e shkallës së importit ka reflektuar edhe në çmimet e konsumit në Kosovë. Si duket ka pasur ulje të çmimeve në të gjitha vendet nga të cilat Kosova importon. Gjatë këtyre viteve është karakterizuar me një situatë të stabilizimit të çmimeve, përkatësisht me zbritje të vazhdueshme të çmimeve pas rritjes në vitin 2008. Kështu që, përderisa viti 2008 karakterizohej me një shkallë të lartë inflacioni, 2009-ta shënoi gradualisht shkallë deflacioni deri në muajt e fundit të këtij viti.

Për dy vite Qeveria e Kosovës, ka bërë përgatitjet për të thithur investime të mëdha në kompanitë publike që dikur ishin burim i të ardhurave si për qytetarët por edhe për buxhetin e shtetit.

Ndërmarrjet publike, sipas raportimeve të tyre, secila ka shënuar rritje të të hyrave, konsumatorëve dhe vlerës së aksioneve të korporatave. Por qeveria e Kosovës, ka vendosur që të ofroj mundësi për investime në koncensionim në Aeroportin Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) i cili vitin 2009 e ka përmbyllur vitin me 11 milionë euro fitim ekstra, të cilat ia ka dorëzuar si devidentë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

ANP-ja, po ashtu, ka shënuar edhe rritje të konsumatorëve, gjithsej 1.2 milion udhëtarë gjatë vitit 2009.

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), e cila njihet si baza e zhvillimit të ekonomisë telekomunikuese te vendit, ka sjellë shumë ndryshime. Në periudhën e funksionimit si shtet, në treg ka ardhur edhe kompania telekomunikuese IPKO e cila ka sjellë shumë produkte.

Edhe pas dy viteve të Pavarësisë së Kosovës, vendi akoma po përkrahet nga mërgimtarët tanë që radhiten se janë ndër të parët në botë së bashku me meksikanët dërgojnë para për të ndihmuar familjet e tyre.

Të hyrat nga remitencat kanë shënuar rënie deri në 8 për qind, sipas statistikave që ka raportuar Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Pavarësisht efekteve të krizës globale që pati prekur botën, sistemi bankar në Kosovë s’ka qenë stabil dhe i qëndrueshëm, disa banka kanë vazhduar me fitime, por ka pasur disa të tjera që kanë shënuar edhe humbje.

Por, ato që kanë mbetur të njëjta janë kamatat të cilat, sipas ekspertëve, janë shumë të larta duke krahasuar me vendet e rajonit dhe standardin e jetesës. Asnjëra prej bankave nuk ka ulur normat e interesit për të cilat janë kritikuar aq shumë.

Që nga pas lufta Qytetarët e vendit janë përballur me vështirësi elektrike. Besimi se pas pavarësisë së Kosovës do të sjell dritë nuk u realizua 100 për qind. Vendimet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për të bërë shkyçje kolektive patën hasur në shumë reagime, madje nga disa organizma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, janë cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se është konsideruar si dënim kolektiv.

Edhe pse KEK-u e di se ndërprerja e rrymës në mënyrë kolektive që ka vazhduar nëpër zonat rurale shkel të drejtat elementare të konsumatorëve, kjo korporatë nuk ka arritur ta zgjidhë këtë problem, madje edhe në këtë vit ka vazhduar t’i aplikojë reduktimet sipas planit ABC.

Një problem që ende nuk po zgjidhet ka të bëjë me mjetet e akumuluara të privatizimit që janë mbi 300 milion euro dhe që janë të investuar në institucione të jashtme.

Si do që të jetë përkundër shumë problem që po përballet Kosova për të funksionuar si shtet me ekonominë e saj të dërmuar për shumë vite, ajo po e ruan primatin së bashku me Shqipërinë si vende që kanë rritje ekonomike prej disa për qind.

Ndërtimi i Autostradës, investimet në energji, koncensionimi i Aeroportit dhe privatizimi i pjesshëm i PTK-së, thithja e investimeve të huaja do të jenë një bazë e mirë për të zhvilluar ekonominë e Republikës së Kosovës.(Epoka)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori