Mosdhënia e këstit të dytë të kredisë Kosovës, në shumë prej 40 milionë eurosh, nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë që ka qenë e paraparë të ndodhë në fund të marsit, tregon shenja të qarta se marrëdhëniet midis Kosovës dhe këtij institucioni janë çrregulluar në masë të madhe, vlerësojnë ekspertët e çështjeve ekonomike.
Kjo, siç theksojnë ata, ka ndodhur për shkak të vendimit të Qeverisë për ngritjen e pagave deri në 50 për qind për sektorë të caktuar, vendim ky, i cili ishte kundërshtuar nga FMN-ja, raporton Radio Evropa e Lirë.
Eksperti për ekonomi, Muhamet Sadiku, thotë se mosdhënia e këstit të dytë të kredisë nga FMN-ja është vetëm pasoja e parë e çrregullimit të marrëdhënieve të këtij fondi me Kosovën. Sipas tij, raportet e Kosovës me FMN-në janë të çrregulluara. Me këtë çrregullim të raporteve, Kosova jo vetëm që po e rrezikon ndihmën nga Fondi, por po rrezikon edhe të gjitha donacionet tjera, duke përfshirë donacionet e KE-së, dhe ndihmën e Bankës Botërore.
“Kjo mund të shkojë aq larg, saqë edhe disa donatorë tradicionalë të Kosovës, mbi baza bilaterale, të tregojnë hezitim që të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën. Kjo situatë është shumë e paqartë dhe e dëmshme për Kosovën”, thekson Sadiku.
Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se kreditë e FMN-së ndaj Kosovës janë të humbura, për shkak të, siç shprehet, prishjes së marrëdhënieve. “Ato, me siguri se Kosova nuk do t’i realizojë tani, prandaj do të jetë në minus për ato mjete. Në shtegun afatgjatë, unë mendoj se do të ketë reperkusione shumë negative… Jemi treguar jo të disiplinuar si anëtar i rregullt i këtij institucioni shumë të rëndësishëm ndërkombëtar financiar”, thotë Limani.
Por, sipas këtyre ekspertëve të ekonomisë, e gjithë kjo situatë, duke përfshirë edhe miratimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, si dhe shpenzimet që e tejkalojnë nivelin e këtij buxheti, është potencialisht e rrezikshme që vendin ta çojë në deficit të thellë buxhetor.
Sadiku thotë se iniciativat shpenzuese të Qeverisë së Kosovës janë dukshëm më të mëdha se kapacitetet e të hyrave buxhetore dhe një gjë e tillë, sipas tij, do të ketë pasoja. “Kosova, nën mungesën e ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera, këtë vit mund ta përfundojë me deficit primar buxhetor prej rreth 200 milionë eurosh”.
“Ky deficitit është tejet serioz. Kosovës, si shtet i ri, nuk i duhet të hyjë në një çrregullim makroekonomik, sepse kjo do të shprehej në kualitetin e zhvillimit të Kosovës, do të shprehej në mungesën e jetës sociale, do ta konservonte papunësinë dhe varfërinë, të cilat janë në nivel të lartë”, deklaron Sadiku.
Limani parasheh që deficiti të jetë edhe më i thellë. Sipas tij, Kosova ka hyrë në një deficit prej 300 milionë apo deri në 400 milionë euro, për arsye se mjetet buxhetore i ka parë në shitjen e PTK-së.
“Është thyer Ligji mbi buxhetin, për arsye se, në asnjë moment, buxheti nuk guxon të bëhet me burime jo të sakta për krijimin e mjeteve buxhetore. Fondi nuk e mbështet, nuk jep donacione. Atëherë, sigurisht se do të paraqitet një krizë financiare”, thotë Limani.
Këta ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se pasojat nga deficiti i mundshëm do të reflektonin edhe vitin e ardhshëm. Sipas tyre, pasojë eventuale mund të jetë edhe një kolaps financiar në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj