LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Maqedonia, të parat për papunësi

Kosova dhe Maqedonia, të parat për papunësi

Maqedonia dhe Kosova kanë shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, ndërsa me 33 për qind të të papunëve, Maqedonia është nga vendet udhëheqëse në Ballkan, pas Kosovës e cila e ka shkallën e papunësisë mbi 40 për qind.

Kjo është bërë e ditur në një analizë të bërë nga magazina ekonomike kroate “Banka”, e cila bën të ditur se për nga papunësia pas
Maqedonisë me 33 për qind të papunëve, pasojnë Bosnja me 23, 4 për qind, Kroacia me 15 për qind, Mali i Zi me 14,7 për qind të papunëve.

Sipas kësaj magazine, Maqedonia është një nga vendet e rajonit me rroga më të ulëta, duke qëndruar para Kosovës dhe Serbisë, ku gjithashtu janë rrogat më të ulëta. Shkalla mesatare e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian është rreth 10 për qind.