LAJMI I FUNDIT:

Korniza legjislative dhe stabiliteti makroekonomik

Korniza legjislative dhe stabiliteti makroekonomik
Ilustrim

Armand Krasniqi

Për secilin shtet, legjislacioni është ndër shtyllat më të rëndësishme të rregullimit shoqëror. Si i tillë, përveç këtij funksioni sinkronizohet në atë mënyrë që të rregullojë interesat individuale dhe shoqërore duke i dhënë përparësi çdo herë këtyre të fundit.


Efekti dhe forca e kornizës legjislative është me ndikim të jashtëzakonshëm edhe në sferën ekonomike, por në jetën praktike shprehja e interesave dhe presioneve individuale ndaj marrëdhënieve shoqërore-ekonomike të rregulluara me ligj është madhe. Mirëpo, nëse i kemi parasysh lidhjet në mes të qarqeve politikëbërëse dhe të ekonomisë, atëherë lehtë arrihet në përfundim se në njërën anë ekziston një ekip me forcë dhe ndikim politik (pushtet) dhe në anë tjetër ekipi me fuqi ekonomike të shquar për veprimtarinë e tyre.

Nga kjo pikëpamje dualistike, forca e rregullimit normativ duhet të përcaktojë rolin definitiv të rregullimit të kësaj marrëdhënie me qëllim të shuarjes të këtyre presioneve dhe fenomeneve negative. Në vendet e tranzicionit, përshirë vendin tonë, praktikat kanë dëshmuar se disa nga çështjet më problematike tani më janë kristalizuar. Mirëpo, në anën tjetër në tërësinë e tyre transformimet shoqërore kanë hapur disa çështje të rëndësishme, siç janë ato të sinkronizimin të vazhdueshëm të kornizës legjislative me parimet e ekonomisë së tregut dhe harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, nga parimet më të rëndësishme të procesit të tranzicionit, në veçanti për atë se çfarë i takon rregullimit legjislative, del të jetë procesi i derregullimit legjislativ. Andaj, respektimi dhe implementimi i derregullimit legjislativ në Kosovë duhet të konsiderohet me urgjencë dhe rrjedhimisht të jetë njëri ndër hapat e parë të cilat duhet të zbatuar me qëllim të përgatitjeve për anëtarësim në BE.

Në tërësinë e vet, derregullimi zakonisht ndërlidhet me një proces të simplifikuar në ndonjë sferë të jetës shoqërore. Gjithashtu, definohet edhe si shfuqizim i dispozitave ligjore dhe masave të caktuara të cilat në çfarë do forme ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit të tregut, tregut etj. Si njëra prej dhjetë të të ashtuquajturave shtylla të konsensusit të Uashingtonit, derregullimi ka rolin më të rëndësishëm për vendosjen e strukturës së tregut në vendet e tranzicionit. Megjithatë, vlerësojmë se në Kosovë ky proces jo vetëm që nuk po funksion por, është në të kundërtën e saj.

Proceset e tranzicionit të cilat bazohen në ndryshimin radikal të karakterit të sistemit dhe të ekonomisë, që në fillim karakterizohen në përpjekje mbizotëruese për inagurime legjislative ndaj ndryshimeve të reja. Njëkohësisht, këto aksione shoqërohen me aktivitete të gjëra politike (ide e përcaktime të ndryshme, komentime politike për realitetet shoqërore) të përfaqësuara nga interesat e ndryshëm, të disponuara për ndërtimin e “mjedisit të ri sistemor” dhe “rregullativës së re sistemore legjislative” me aspirata të rrënjosura thellë në mentalitete të ndryshme. Por, së paku deri me tani, me nxjerrën dhe zgjedhjet e reja legjislative në Kosovë nuk është përcjell realiteti objektiv, por vetëm sa kemi arritur në një kopjim të thjeshtë të legjislacionit për sistemin ekonomik të BE-së, çfarë për pasojë ka pasur krijimin e një situate hendeku në mes të infrastrukturës normative dhe asaj reale.

Pavarësisht nga roli dhe rëndësia e pamohueshme e derregullimit institucionet e caktuara shtetërore ende kanë rolin e mekanizmit dominant rregullativ. Ky mekanizëm deri me tani ka rregulluar një numër zgjedhjesh të reja në fusha të caktuara (mbrojtës së ambientit jetësor, të drejtat e konsumatorit, pjesërisht definimin e të drejtave pronësore në sferë të caktuara, kontrollin e teknologjive të reja), të gjitha këto me qëllim të integrimit të suksesshëm në ekonominë botërore. Por, kur behet fjalë për reformat rregullatore duhet theksuar se fjala është për ndryshimet të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë normative. Ato mund të referohen si revizion i dispozitave të caktuara, ndryshime e modernizim rregullativ dhe institucione ose përmirësim të procesit të nxjerrjes së rregullativës.

Derregullimi është pjesë e reformës rregullatore e cila, në tërësi ose pjesërisht, heq dispozitat në sektorë të caktuar të cilat janë të panevojshme, të tepërta, jo adekuate,etj,. Në Kosovë, në zhvillimin e procesit të derregullimit nuk janë vërejtur përpjekje esenciale. Në këtë mënyrë institucioneve vendore do t’u duhet që, në një periudhë afatshkurtër, t’i shfuqizojë një seri aktesh ligjore dhe nënligjore. Sipas disa parashikimeve derregullimi efektiv ekonomisë kosovare do të kursente miliona euro në vit dhe rrjedhimisht në masë të madhe do t’i kontribuojë stabilitetit makroekonomik të vendit.

Fatkeqësisht, në pavarësi nga disa indikacione pozitive procesi është shtrembëruar dhe po lëviz në të kundërtën e saj. Kjo për shkak se në Kosovë suksesi po vështrohet vetëm në bazë të numrit të nxjerrë të akteve legjislative dhe harmonizimit të tyre në përputhe me standardet evropiane. Definitivisht, kjo qasje po tregohet e gabueshme për shkak se këto zgjedhje legjislative në masën më të madhe kanë mbetur vetëm “shkronja në letër” e tërë për arsye të thjeshtë se nuk i janë përshtatur objektiviteti të sistemit ekonomik të Kosovës. Aktiviteti i deritashëm legjislativ vetëm sa ka krijuar mundësi për gjetjen e mënyrave të reja për mosrespektimin dhe moszbatimin e normave ligjore.

Korniza legjislative duhet që të përcjellë dhe rregullojë situatën makroekonomike të Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet të sigurohet bazë efektive normative për zbatimin dhe realizimin e qëllimeve të politikave makroekonomike. Kjo njëkohësisht është njëra ndër shtyllat kryesore mbi bazën e së cilës duhet fillohet çështja e stabilizimit makroekonomik të secilit vend duke përfshire edhe Kosovën. Mund të përfundohet që kanë mbetur shumë çështje të kontestueshme, dilema dhe ngatërrime të cilat që po e karakterizojnë kornizën aktuale legjislative për bazat e zhvillimit kombëtar ekonomik. Në këtë fushë subjektivizimi është dominant dhe me i shpeshtë i theksuar në politikë, ekonomi dhe politika ekonomike.

Gjithsesi, shembulli më indiaktiv është ai i procesit të privatizimit nga i cili është pritur shumë. Bazuar në rrethana aktuale, mendoj se kjo gjendje është e vetëkuptueshme dhe argumentohet nga mungesa e rezultateve dhe e treguesve kuantitativ të cilët flasin vet. Ndërtimi i konstruksionit racional normativ nuk duron më pritje por duhet të trajtohet duke e pasur parasysh realitetin objektiv të ekonomisë kosovare në mënyrë që zgjedhjet legjislative me sukses të mund përcjellin potencialin ekzistues ekonomik të vendit.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori