Koreanët përdorin telefonin e tyre të mençur me mbi tri orë në ditë mesatarisht, thuhuet sipas një studimi të ri që u publikua sot.
Sipas raportit nga KT Economic & Management Research Lab që është bërë në lidhje me ndryshimet në stilin e jetës së koreanëve që nga futja në treg e telefonave të mençur, koha mesatare e përdorimit të telefonit të mençur në ditë u shënua në 219 minuta në muajin shtator.
Kjo është një rritje prej 2.4-fish më shumë nga 91 minuta sa ishte regjistruar si kohë e përdorimit të telefonit në muajin mars 2012, kur kishte më pak njerëz që përdornin telefona në krahasim me ditët e sotme.
"Futja e telefonave të mençur e ka bërë jetën e koreanëve më të përshtatshme në përgjithësi," thuhet në raport. "Ndërkohë, ajo ka sjellë ndryshime të rëndësishme në stilin e tyre të jetesës, pasi njerëzit tani shpenzojnë më pak kohë duke medituar, duke pushuar apo duke lexuar libra, revista dhe gazeta."
Raporti tregoi se 20 vjeçarët në Kore telefonin e tyre e përdorin për 281 minuta në ditë mesatarisht.
Kjo ishte shuma më e madhe e kohës në krahasim me moshat tjera. Adoleshentët shpenzojnë 239 minuta, ndërsa ata që janë në të 30-tat, 40-tat dhe 50-tat e tyre e përdorin telefonin për 220 minuta, 189 minuta dhe 151 minuta, përkatësisht. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve