LAJMI I FUNDIT:

Kopja para origjinalit: Xiaomi e kalon edhe kompaninë Apple

Kopja para origjinalit: Xiaomi e kalon edhe kompaninë Apple

Xiaomi disa herë është quajtur një kopje e kompanisë amerikane Apple. Ndërsa në raste tjera, është quajtur edhe versioni kinez i Apple. Kompania kineze disa herë i ka mohuar këto pretendime, por e ka pranuar se Apple është një "frymëzim" për të.

Mirëpo, kur shihen të dhënat e tregut me numrin më të madh të përdoruesve mobil në botë, Xiaomi radhitet shumë lartë dhe është në rritje shumë më të shpejtë, duke e kaluar edhe “frymëzuesin” e saj, kompaninë Apple, për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në Kinë.

Pra, në qoftë se Xiaomi është një kopje e Apple, ajo e ka gjetur një mënyrë kreative për të qenë edhe më e famshme sesa rivali origjinal (duke qenë më pak i shtrenjtë se Apple).

Sipas të dhënave më të reja nga raporti i Kantar Worldpanel Comtech, i cili mbulon një periudhë të çuditshme, janar-maj 2014, thuhet se Xiaomi përbën 21% të shitjeve të telefonave në Kinë.


Kjo e vë kompaninë kineze në pozitë solide përpara Apple, e cila qëndron në 16% të shitjeve të iPhone, por ajo ende mbetet prapa Samsung.

Samsung mban 23% të shitjeve të telefonave të saj të linjës Galaxy në Kinë; por, Xiaomi është afruar me Samsung, dhe mund edhe të bëhet prodhuesi numër një në tregun prej më shumë se 1 miliardë banorëve. (Telegrafi)