LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Panshqiptar Amerikan takim me zyrtarë nga DASH, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan takim me zyrtarë nga DASH, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 për Kosovën.

Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, Drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, Zëvendës Drejtor, Ilan A. Goodman, Zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, Zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, Zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe Zyrtar Mbështetës për Zyrën e Shqipërisë.

Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi.


Kostelancik falënderoi KPA-në për angazhimin dhe ofroi bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.

KPA është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në promovimin e idealeve të përbashkëta të popullit shqiptar dhe amerikan

Në trend Lajme

Më shumë
Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh

Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokim rrugësh

Lajme
Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Kronika e Zezë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori