LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për investitorë në energjetikë

Konferencë për investitorë në energjetikë

Në listën e pjesëmarrësve ndodhen shumë kompani të fuqishme nga SHBA, BE, India, Kina e vende tjera, njoftoi kryeministri Thaçi në një konferencë për media bashkë me ministren Justina Shiroka Pula.

Thaçi u shpreh se projekti ka rëndësi të jashtë-zakonshme në zhvillimin ekonomik të vendit. “Vlera investuese e projektit pritet fillimisht të jetë ndërmjet 700 milionë euro deri në 1 miliardë euro. Qeveria do ta mbroj të drejtën e aksioneve në sektorin e energjisë dhe në gjithë sektorët e tjerë strategjik. Qeveria garanton se gjithë procesi do të jetë i qartë, transparent dhe i hapur. Qeveria do të respektoj agjendën e paraparë që projekti të finalizohet gjatë këtij viti”, deklaroi Thaçi.

Ministrja Pula ndërkaq, paralajmëroi se pas konferencës për Termocentralin Kosova e Re do të mbahet edhe ajo për Hidrocentralin e Zhurit. “Jemi duke përgatit edhe për një Konferencë të investitorëve për ndërtimin e HC të Zhurit dhe 18 HC të vogla. HC i Zhurit është një projekt shumë i rëndësishëm për shkak se kemi të bëjmë me diversifikimin në sektorin e energjisë dhe me 18 HC të vogla të cilat deri në fund të vitit do ti japim në tender në periudha të caktuara”, tha ajo.

Hidrocentralet e vogla planifikohet të prodhojnë rrymë deri në 75 megavat për orë, përderisa ajo e Zhurit 350 megavat orë energji elektrike.