LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e dytë ministrore e SEETAC

Konferenca e dytë ministrore e SEETAC

Më 15 dhe 16 nëntor në Tiranë do të zhvillohet konferenca e dytë ministrore e SEETAC, e cila organizohet nga Iniciativa Evropiane Qendrore dhe nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit të Shqipërisë. Konferenca mbledh përfaqësues të ministrive, zyrtarë të BE-së (Drejtoria e Përgjithshme e Lëvizjes dhe Transportit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin), si dhe nga institucione financiare (BERZH/ Banka Botërore).

Konferenca e SEETAC do të marrë plotësisht parasysh përfundimet dhe rekomandimet e Konferencës së bashkëpunimit të Donatorëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, mbajtur në Bruksel në tetor 2008 dhe në Tiranë në prill 2009, si edhe aktivitete të tjera rreth zhvillimit në sistemet e transportit në rajon.

Qëllimi i konferencës është i dyfishtë: ajo synon nga njëra anë të bëjë një prezantim të koordinimit financiar të fjalës së fundit midis angazhimeve nga BE-ja dhe institucione të tjera financiare ndaj rajonit në lidhje me projektet e transportit, kurse nga ana tjetër t’i përshtatë këto prioritete me projektet e parashikuara nga vendet e përfshira në projektin SEETAC, në dritën e politikës së zgjerimit të BE-së, politikës së transportit për Evropën Juglindore dhe debatin aktual mbi rishikimin e TEN-T.

Projekti (SEETAC) – Bashkëpunimi për Aksin e Transportit të Evropës Juglindore financohet nga Programi për Evropën Juglindore. Mes partnerëve të tij, SEETAC mbledh institucione në fushën e transportit dhe mjedisit në rajon, si Ministrat
e Transportit të Austrisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë, Rumanisë, Sllovenisë, Ministrinë e Mjedisit të Italisë, si dhe kandidatë të BE-së dhe vende potencialisht kandidate: Shqipëria, Kroacia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, si edhe Observatori i Transportit të Evropës Juglindore (SEETO). /Telegrafi/