LAJMI I FUNDIT:

Koncesioni i pasurisë natyrore të Kosovës

– A duhet të jetë objekt shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhënia me koncesion e pasurisë natyrore të Kosovës? –

Kosova e ngarkuar me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, por me status të sqaruar politik-republikë, e pranuar ndërkombëtarisht nga 62 shtete, me Kushtetutë të aprovuar nga Parlamenti shumëpartiak, sovran praktik i së cilës akoma nuk dihet kush është! Në emër të qytetarëve "degradohen" kompanitë, u thonë publike, nuk e di pse jo shtetërore, edhe pse me to qeverisë qeveria me miqtë, thënë ndryshe përpara UNMIK-u tash EULEX-i (ata këshillojnë), jo kështu nuk është në Kushtetutë, e kush lidhi marrëveshje me Serbinë për kufirin Mitrovicë e Veriut – Serbi?


Është pra e pakuptimtë intenca e "dijetarëve" ministrorë që përpiqen dhunshëm t’ua mbushin mendjen qytetarëve se atyre u duhen termocentralet me kapacitet 2100 MW, me çfarë të drejte bëjnë atë? Së pari hartimi i strategjisë zhvillimore afatgjate për të cilën është angazhuar qeveria, duhet të ishte pjesë e angazhimeve të institucioneve kompetente profesionale, u bë edhe përzgjedhja e agjencisë profesionale të pavarur (kredibile) – komitetit drejtues të projektit "Kosova C" jo "Kosova e re", se sa është i pavarur politikisht komiteti drejtues as që bëhet fjalë, por pse u emërtua ndryshe projekti "Kosova C"-"Kosova e Re" lë vend për të dyshuar.

Realisht projekti "Kosova C" ishte projeksion i mëhershëm zhvillimor, kur ekzistonte si kompani KXEMK Kosova, pra Kosova ishte pjesë e projektit të përbashkët elektro-energjetik për nevojat e ish-Jugosllavisë, atëherë ishte drejtor Vesaf Berisha, i cili angazhohej vazhdimisht për pavarësinë afariste dhe zhvillimore të Kombinatit Xehtaro Energjetik Kosova, por që do të ndodhë kaq shpejt që "demokratët e sertë" të marrin vendime arbitrare në kohën kur kanë kaluar aq shumë vjet nga sistemi monist në atë të demokracisë parlamentare po merr trajtën e ëndrrës "Liza në botën e çudirave".

Ndërtimi i Termocentralit Kosova C, i bazuar në rezervat e thëngjillit për djegie (pse jo për industrinë ushqimore) të mihjes sipërfaqësore të Sibofcit (nuk është specifikuar saktësisht sasia 1 miliardë tonë, 2, apo më tepër, duhet të dihet saktësisht çka jipet në koncesion-shfrytëzim) thuhej se është megalomani, ishte ky projekt i paraparë viteve të 70-ta. Nuk ka zhvillim të ekonomisë se Kosovës dhe punësim impulsiv përmes ndërtimit të Termocentraleve Kosova C, por përmes zhvillimit të bizneseve të imta. Dhe fundja për shfrytëzimin e resurseve natyrore duhet të dëgjohet fjala e qytetarit. Po ajo (energjia) do të ishte çështja, dhe pasuria e të gjithë popullit, në qoftë se forcat politike në vend të ngjyrës së "hirit" do të mendonin për ngjyrën e gjelbër. Madje do të ishte më mirë sikur të mendonin se si mund të nxitonin të vinin në lëvizje vendime të shumta qeveritare-parlamentare për të stimuluar prodhimin e etanolit, dhe bio-dizel-it si lëndë djegëse, të cilat në botë e në rajon gjithmonë e më shumë po zëvendësojnë produktet e naftës.

Duke vepruar kështu me siguri do të kontribuonin në pakësimin e halleve për agrarët (bujqit), dhe do t’i shërbenin më shumë mbrojtjes së ambientit. Shoferët dhe pronarët e makinave do të ankoheshin më pak për çmimet e larta të naftës. Papunësia do të ishte në numra më të ulët. E në fund fare "komisarët politikë" të koalicionit qeverisës do t’u tregonin zotërinjve evropianë se të paktën në këtë çështje kanë bërë diçka me "konsensus". (Bashkimi Evropian i rriti standardet e kërkuara për bio-dizel-in nga 2% në 2005 në 5.75% në 2010) në SHBA janë më shumë se 140 rafineri të etanolit që punojnë me kapacitet të plotë. 42 rafineri të tjera janë në fazën ndërtim-përfundimit. Ritmi i rritjes me 100% në vit e bën bio-diezel-in një nga industritë me një zhvillim të ngjashëm me atë të "High-Tek-ut" të dekadës së fundit të shekullit të XX-të. E gjithë kjo industri kontribuon jo pak në ekonominë vendase, dhe njëkohësisht në rënien e çmimit të naftës.

E nxitur nga aprovimi i Paktit të Politikave të Energjisë (Gusht 2005), i cili do të stimulojë përdorimin e 12-14 milion ton bio-diezel në vit duke filluar nga viti 2012, industria e bio-diezel-it i dha ekonomisë Amerikane për vitin 2005, "1.9 miliardë dollarë të ardhura në taksa, dhe 153725 vende të reja pune." http://www.ethanolrfa.org . Nëse i njëjti komitet drejtues ka punuar në projektin Kosova C, çka e shtyri qeverinë pasuese të ndërroj emërtimin e projektit "Kosova C" në "Kosova e Re". Nuk është bë kjo pa qëllim, jo! apo vetëm për të justifikuar premtimet se me qeverinë e re shkon edhe emri i ri.

Problemi në dukje i thjeshtë është i lidhur juridikisht me "nofkën" e re. Kosova C është vazhdimësi e KXEMK Kosova, Elektroekonomia e Kosovës, tash së fundit e Korporatës Energjetike të Kosovës, edhe mihjet sipërfaqësore dhe pasuritë e linjitit ishin dhe janë pjesë e pandarë organizative e KEK-ut. Vendimi politik i qeverisë Thaçi me ndërrimin e emërtimit provoi të tjetërsoi pasurinë e punëtorëve të KEK-ut, të qytetarëve përreth dhe krejt qytetarëve të Kosovës. Pra vet punëtorët, sindikata, dhe qytetarët duhet të avokojnë për të drejtat e tyre, çështja e mihjes sipërfaqësore të Sibofcit, dhe i tërë projekti i "Kosovës së Re" duhet të jetë lëndë shqyrtimi e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por për të ardhur lënda aty, do të duhet të bëhet pjesë e angazhimeve të shoqërisë civile, sindikatës, grupit të ekspertëve, të partive politike…, për të formuar grupin për lobim që kjo çështje të shtrohet edhe në Parlamentin e Kosovës, por edhe në Gjykatën Kushtetuese për t’u dhënë mendimi meritor: A mundet Qeveria me tjetërsuar pronën e Kosovës pa referendum, dhe a mundet kjo të ndodhë kur ende nuk është votuar (adoptuar) ende Ligji për Shpronësim të pasurisë së paluajtshme…

Sigurisht që me mendimin meritor të Gjykatës Kushtetuese do të autorizohej qeveria-ministritë të zbatojnë vendimin, pra qeveria kujdeset për zbatimin e ligjshmërisë dhe bënë inspektimin e përgjithshëm, në harmoni me ligjet vendore pjesë e korpusit të ligjeve evropiane? Një proces i ngjashëm ka ndodhur edhe në SHBA kur administrata e Bushit përpiqej të bëjë privatizimin e limave në SHBA, dhe këtë të drejtë, të drejtën e menaxhimit të mallrave në hyrje dhe dukje përpiqej t’ia jap Emirateve të Bashkuara. Pas polemikave të shumta dhe kërkesave që kjo çështje të jetë objekt shqyrtimi i kongresit amerikan (Dhoma e përfaqësuesve+Senati), por edhe të mediave dhe opinionit si pjesë e sentimentit kontrollues të sistemit, u plandosë propozimi.

Meqë BE ka kriter të ashpër të legjislaturës për mbrojtje të ambientit të cilat janë kompatibile me kriteret e fokusuara se mbrojtja e ambientit global është prioritet i një rëndësie të veçantë. Kjo është siguruar përmes rregullativës ligjore duke sforcuar zotimet e BE-së, për një zhvillim të pandryshuar, mbështetur në vendimin nr. 280/2004 EC i Parlamentit dhe këshillit Evropian të datës 11 shkurt 2004 lidhur me mekanizmin për monitorimin e emitimit të gazërave në "Community grenhouse" dhe për implementimin e "Kyoto protocol". Meqë Kosova si shoqëri pretendon të jetë pjese e projektit të përbashkët evropian, apo jo, nuk mund të akcepohet një vendim i ngutshëm, të bëhen harxhime të palejuara buxhetore dhe në fund të dështohet, Kosova nuk është as nënshkruese e këshillit të Evropës juglindore për energjetike. Kjo nuk e obligon investitorin e mundshëm, e obligon qeverinë se ajo ndërton kornizën ligjore që harmonizohet me ligjet evropiane, por në anën tjetër duhet të kujdeset për kursimin e resurseve natyrore për gjeneratat e ardhshme.

Sa u është qartësuar qytetarëve ndërrimet globale të klimës dhe zvogëlimi i CO2 për vitet e ardhshme, deri në vitin 2020, sa është kohëzgjatja e shfrytëzimit të termocentraleve që shfrytëzojnë thëngjillin e pastër si lëndë djegëse sipas normave evropiane, ngase me kaq pak njoftime për popullatën është më tepër eksperiment qeveritar që do të thotë vdekje e ngadalshme e popullatës kosovare me një dendësi enorme të popullimit, është papërgjegjësi e pafalshme e të ardhmes se Kosovës. Pa shqyrtimin e tërësishëm të pakove ligjore të ambientalistëve të Kosovës, të mbështetura në ato të BE-së nuk bënë të lejohet kaq shpejt ky projekt aq i rëndësishëm dhe kapital. N

uk është mjaft të thuhet s’ka rrymë dhe të ndalet jeta. Sigurisht është i papranueshëm edhe refuzimi i paargumentuar, meqë BE-ja stimulon projektet për prodhimin e energjisë elektrike me thëngjill të pastër, por nuk bihen vendime kaq kruciale aq shpejt, dhe qytetari nuk mund të lirohet nga dyshimi se ka konflikt interesash, bile praktika e deritanishme dëshmojë skepticizmin e arsyeshëm, gjatë hapjes së tenderëve, duke u avulluar miliona euro, me çka e kanë merituar t’u besojmë. Me tregoni cili është roli i qeverisë, ministrisë përkatëse, ambientalistëve, sindikatës dhe cili është roli i qytetarëve në rrethana të tilla?

Në trend

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori