LAJMI I FUNDIT:

Komunat s’po i japin 44 eurot punëtorëve shëndetësorë

Komunat s’po i japin 44 eurot punëtorëve shëndetësorë

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) shpreh pakënaqësinë e saj për moszbatim të Marrëveshjes së 14 tetorit 2008 nga shumica dërrmuese e komunave sa i përket pagesës së 44 eurove për punëtorët shëndetësorë.

"Ne i bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që të kryejnë obligimet ndaj punëtorëve shëndetësorë brenda muajit dhjetor 2009, ose së paku të caktojnë një afat për 3-mujorin e parë 2010 që të paguhen këto borxhe, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat sindikale të Federatës në komuna. Urgjenca në kryerjen e këtij obligimi është për faktin se jemi në ditët e fundit të afatit për dorëzim të listave në Ministrinë e Financave për pagesat e muajit dhjetor."/telegrafi/