LAJMI I FUNDIT:

Komunat duhet të lehtësojnë punën e bizneseve

Komunat duhet të lehtësojnë punën e bizneseve

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila tha në publikimin e hulumtimit të Indeksit të Konkurrencës në Komunat (IKK) e Kosovës për vitin 2011 se është shumë e rëndësishme intensifikimi në lehtësimin ambientit për biznes si nga niveli komunal ashtu edhe ai qendrorë.

Kusari-Lila tha se suksesi dhe dështimi varen nga puna e niveleve të qeverisjes, pa marr parasysh, a është qendror apo lokal. “Të dy këto pushtete duhet të punojnë seriozisht për të ndërruar njëherë e përgjithmonë për mentalitetin e punës, për të sjellë kushtet më të volitshme për investime dhe biznes në Kosovë”, theksoi ministrja Kusari-Lila .

Sipas saj, një numër i madh ankesash janë drejtuar në adresë të qeverisë dhe komunave nga investitorët sidomos për ngecjet në procedura gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre.

Indeksi i Konkurrencës në Komuna, i vlerëson rregullativat e mjedisit të të bërit biznesit dhe rendit qeverisjen ekonomike komunale. Qëllimi kryesor i IKK-së, është që të përmirësojë produktivitetin dhe performancën e bizneseve private duke identifikuar barrierat dhe ngarkesat e panevojshme.


Komunat që e kryesuan indeksin për 2011, janë Mamusha, Hani i Elezit dhe Gjilani, ndërsa më fund të renditjes janë Peja, Vushtrria dhe Obiliqi. /Telegrafi/