LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nis ndriçimin e 35 km rrugë

Komuna e Prishtinës nis ndriçimin e 35 km rrugë

Komuna e Prishtinës ka nisur ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës. Në kuadër të projektit për zgjerim dhe modernizim të rrjetit publik do të ndriçohen 35.5 kilometra rrugë. Ndriçimi i rrugëve dhe lagjeve të Prishtinës, sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike,po bëhet edhe për sigurinë e qytetarëve.

Derisa, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, tha që kjo përveç kostos së lirë për Komunën, është edhe më e thjeshtë për mirëmbajtjen.

Sejdiu tha se do të vazhdohet me projektin për zgjerimin e ndriçimit dhe se rrugët dhe lagjet e Prishtinës të mos jenë me orar të punës. “Do të krijojmë një model publik të qëndrueshëm, i cili edhe sa i përket kostos më i lirë për Komunës, por edhe sa i përket mirëmbajtjes është më i thjeshtë për Komunën. Në fakt, krejt këtë projekt të cilin e prezantoi drejtori Gashi është në vazhdën e angazhimit tonë që secili cepi Prishtinës të jetë i sigurt, dhe që rrugët dhe lagjet të mos jenë me orar të punës, pra deri në natë. Po mundohemi të bëjmë këtë si një punë që në fakt i angazhon edhe qytetarët në këtë aspekt, duke u siguruar që edhe ato që ndriçohen dhe të mirëmbahen”, tha ai.


Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi, tha se çdo cep i Prishtinës do të bëhet me ndriçim. “Është pjesë e ndriçimit dhe të projektit të ndriçimit në Prishtinë, në këtë kontratë janë diku 35.5 kilometra të parapara për me zgjeruar ndriçimin, normalisht sikur vitin e kaluar, deri përafërsisht 40 km me të njëjtën kontratë, tash të shohim si do të na del situata në teren. Kjo shkon në vazhdën e zgjerimit dhe modernizimit duke parë të arsyeshme, se ndriçimi nuk është vetëm në aspektin e ndriçimit në atë mënyrë, por do të jetë edhe në aspektin e sigurisë, dhe në çdo cep të Prishtinës do të vazhdojnë me ndriçim”, tha Gashi.

Ndërkohë, të shtunën Komuna e Prishtinës ka rivitalizuar ndriçimin e rrugës së Tokbahçes. Ata kanë bërë apel për qytetarët, që në mirëmbajtjen e hapësirave të tyre dhe se këto investime janë nga taksat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori