LAJMI I FUNDIT:

Kompromisi për mbikëqyrjen financiare në BE duket i mundur

Kompromisi për mbikëqyrjen financiare në BE duket i mundur

Në fund të korrikut pritet të publikohen rezultatet e testeve të stresit për rreth 100 bankat më të mëdha evropiane. Në çështjen e testeve të stresit për bankat evropiane, shtetet anëtare në rast nevoje mund të ndihmojnë me ndihma në kapital.

Këshilli i Ministrave të BE-së, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian janë "në masë të madhe në një mendje", bënë të ditur në Bruksel ministrat e Financave të BE-së.

Prej testeve të stresit BE shpreson një qetësim të tregjeve, u shpreh komisioneri i BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Bruksel.

"Është vendimtare që përmes transparencës, bankë për bankë, të kujdesemi për besueshmëri maksimale, në mënyrë që të forcojmë besimin e qytetarëve dhe investuesve në sistemin bankar evropian, i cili unë besoj se në tërësi është rezistent dhe solid", tha Rehn. /Dw/Telegrafi/