LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë italiane, fuqishëm të interesuar për investime

Kompanitë italiane, fuqishëm të interesuar për investime

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala në ditën e dyte të vizitës së tij në Verona të Italisë u prit në një atmosferë tejet miqësore nga Zëvendësministri për Zhvillim Ekonomik te Italise Adolfo Urso.

Gjate këtij takimi Ministri Shala inicioj disa marrëveshje bilaterale në mesë të Kosovës dhe Italisë, si Marrëveshjen për eliminimin e taksave te dyfishta dhe Marrëveshjen për mbrojtjen e Investimeve.

Ndërsa zv.Ministri Italian Urso, mirëpriti iniciativat e ministrit Shala dhe theksoj se interesimi i kompanive të fuqishme italiane për të investuar në Kosovës është tejet i madhe.

Andaj, këto dy marrëveshje pritet që t’u hapin rrugë dhe mundësi më të mëdha investitorëve italian për të investuar në Kosovë.


Të dy palët u dakorduan që të formojnë grupe punuese nga të dy vendet për negocimin dhe hartimin e këtyre marrëveshjen në një afat sa më të shpejt.

Ndër të tjera, Ministri Shala falënderoj qeverinë italiane për përkrahjen në procesin e anëtarsimint të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, si dhe kërkoj nga zv.Ministri Urso përkrahjen në procesin anëtarësimit të vendit tonë edhe në EBRD dhe institucione tjera ndërkombëtare financiare.

Zv.ministri italianë u shpreh në favor të përkapjes së Qeverisë italiane për Republikën e Kosovës në procesin e saj të anëtarësimit në këto institucione. Me ftesë të ministrit Shala, zv.Ministri Urso u zotua se së shpejti do ta vizitoj vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në “Forumin për Investime Italia dhe Evropa Juglindore” në Verona të Italisë, ministri Shala pati takime të veçanta edhe me ministria të vendeve të tjera si atë të Ekonomisë së Shqipërisë Dritan Prifti, Ministrin Ekonomisë së Bosnjes dhe Hercegovinës Mladen Zirojevic, Ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Rumanisë Adrian Videano.

Me të gjithë homologët e lartpërmendur ministri Shala incioj mundësinë e bashkëpunimit bilateral në mesë të këtyre shteteve si dhe bashkëpunimit regjional.

Nesër ministri Shala pritet të ketë një takim të veçant me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë së Tregtisë së Moldavisë, Valeriu Lazar, ku dhe do të përfundoj vizitën e tij tre ditore në Itali.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori