LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e telefonisë mobile me fitime të larta

Kompanitë e telefonisë mobile me fitime të larta

Në prag të vendimit të qeverisë për vendosjen e një norme të lartë të tatimit mbi fitimin e kompanive, ministri për Inovacionin e Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, thirri dje në takim drejtorët e kompanive mobile Plus, AMC, Vodafone dhe Eagle.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk ka informacion se për çfarë u fol konkretisht, por duket se situata e fundit e tensionuar mes qeverisë dhe kompanive, lidhur me rritjen e mundshme të taksave, ka detyruar palët të ulen në tryezë.

Zyrtarisht, nga ministria u tha se është folur në parim mbi ecurinë e tregut dhe studimin e kryer nga AKEP për tarifat e bisedave celulare.

Sipas ministrit Pollo, kompanitë celulare dalin me marzhe fitimi tepër të larta, arsye për të cilën ai u ka rekomanduar atyre uljen e tarifave të shumicës.


Mësohet gjithashtu se Pollo u tha drejtorëve të kompanive se pas vendimit të AKEP-it në shkurt të 2011-s do të pritej që kjo ulje e tarifave të reflektohej edhe te çmimet e përdoruesit. Sulmi ndaj kompanive celulare vjen në një kohë kur vendi po hyn në fushatë elektorale. /Tch/Telegrafi/