LAJMI I FUNDIT:

Komisionit për Buxhet propozon 150 mije euro për AKP

Komisionit për Buxhet propozon 150 mije euro për AKP

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa u bë shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Komisionit të Pavarur për Media, të gjitha për vitin 2010.

Në mbledhjen e djeshme, kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, anëtarët e komisionit bënë shqyrtimin e kërkesave të ndryshme nga agjensitë e pavarura, me ç‘rast pati kërkesa të shumta duke u nisur nga ndryshimi i pagave, koeficientëve, shujtës, mallrave, investimeve kapitale dhe shërbimeve tjera nga secili institucion në fjalë.