LAJMI I FUNDIT:

Kolapsi ekonomik në Dubai rrezik për botën

Kolapsi ekonomik në Dubai rrezik për botën

Kolapsi ekonomik në Dubai do të mund të ketë pasoja serioze ekonomike për rajonin, por edhe për botën, vlerësoi sot gazeta londineze "Indipendent" duke e komentuar lajmin e fundit se kompania kryesore investuese në atë emirat të vogël ka kërkuar anulim të pagesës së borxhit në vlerë prej më shumë se miliarda dollarësh.

Në vitet e "bumit" asnjë projekt nga ishujt artificialë me vila luksoze, deri te hoteli nënujor nuk ishte shumë ekstravagant për emiratet magnetik ndërtimor, thekson gazeta, duke precizuar se ashtu, për më pak se dhjetë vjet, Dubai grumbulloi miliarda dollarë debi të huaj.

Stuhia financiare e vitit të kaluar e mori tatimin e vet dhe çmimi i patundshmërive në Dubai ra për më shumë se 50 për qind, ndërtimi i qindra projekteve është ndërprerë, ndërsa një mijë punëtorë të huaj janë pushuar.

Tani vendi i kanoset dhe falimentim. "Dubai Vorld", konglomerat investues shtetëror i cili investuesve u ka borxh rreth 22 miliaradë dollarë, publikoi se nuk do t’i paguajë këste kreditorëve për gjashtë muajt e fundit, që solli deri në tronditje të tregut financiar ndërkombëtar.


Fqinjlt e pasur të Dubait me siguri do të ndihmojnë, shkruan "Indipendent", për shkak se nuk është në interes të asnjë vendi të gjirit, problemet e tij financiare t’i dëbojnë investuesit e jashtëm nga rajoni.

Megjithatë, është e mundur investuesit në fund të fitojnë më pak sesa sa u është premtuar, që do të mund negativisht të ndikojë në ekonominë globale, transmeton BBC.