LAJMI I FUNDIT:

Koha kur Ronaldo e hodhi Messin në tokë dhe u çmend nga inati (Video)

Koha kur Ronaldo e hodhi Messin në tokë dhe u çmend nga inati (Video)
Duel gjatë ndeshjes

Superylli i Real Madridit, Crisitano Ronaldo e kishte humbur gjakftohtësië e tij pasi ndërhyri ashpër ndaj rivalit të tij të përbetuar gjatë një El Clasico të Superkupës, të cilën e fitoi Barcelona me rezultat 3-2.

Ronaldo ishte i hidhëruar. Ai u zhvendos menjëanë dhe filloi të godaste kraharorin e tij: një, dy, tri, katër, pesë, gjashtë. Nga pikëpamja e tij aty nuk kishte dyshime: edhe pse kishte kontakt, ai nuk e meritoi faulin.

Nga fusha i rrëzuar, Lionel Messi ndërkohë shikonte përreth dhe kënaqej me situatën. Nga momenti kur ai e kapi topin dhe filloi të driblonte në mënyrë motorike, katër lojtarë të Realit e rrethuan. Por, shpejtësia e tij ishte shumë e madhe për Xabi Alonson, Sergio Ramosin, Raul Albiolin dhe Ronaldon.


Gjithçka rreth El Clasicos
Lexo po ashtu Gjithçka rreth El Clasicos

Sulmuesi portugez nuk mundi ta duronte vendiomin nga gjyqtari Carlos Clos Gomez dhe e humbi toruan. Video e asaj dite e tregon qartë se si ai e goditi superyllin argjentinas jo vetëm me trupin e tij, por edhe me një pjesë të këpucës së tij.

Ky konflikt ngjau në El Clasicon e Superkupës të zhvilluar në vitin 2012. Barcelona e mposhti Real Madridin 3-2 me gola të Pedros, Messit dhe Xavit.

Në ndeshjen kthyese storia ishte krejt tjetër, shkruan Telegrafi.

Merengezët fituan me rezultat 2-1 dhe morën titullin për shkak të golave si mysafir.

Por, tifozët vazhdojnë që ta kujtojnë këtë moment kur Ronaldo e hodhi në tokë Messin, dhe nuk ishte i kënaqur për këtë.

Ndoshta ishte ky momenti i vetëm kur Messi u rrëzua nga Ronaldo… si në aspektin fizik ashtu edhe futbollistik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori