LAJMI I FUNDIT:

Klopp qetëson tifozët: Salah nuk largohet nga Liverpooli

Klopp qetëson tifozët: Salah nuk largohet nga Liverpooli
Klopp - Salah (Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është i shqetësuar lidhur me thashethemet e një transferimi të Mohamed Salah te Real Madridi.

Salah është duke përjetuar një super sezon në vitin e tij të parë te Liverpooli që nga transferimi në verë nga Roma për një shifër rreth 40 milionë euro.

Ylli egjiptian është në prag të për t’u bërë lojtari i parë i Liverpoolit që ka shënuar 40 gola në një sezon që nga Ian Rush në vitet 1980.


Real Madridi ofron Iscon dhe 50 milionë euro për Salah
Lexo po ashtu Real Madridi ofron Iscon dhe 50 milionë euro për Salah

Paraqitjet e tij superiore në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që Salah të bëhet objektiv kryesor i skuadrave të mëdha evropiane.

Klopp është i dashuruar me futbollin e Salah (Getty Images)

Real Madridi është lidhur më së shumti me një lëvizje gjatë verës për sulmuesin egjiptian, i cili ka 39 gola deri më tani në të gjitha garat.

Por, trajneri i Liverpoolit, Klopp, ka thënë se nuk ka nevojë që mbështetësit të jenë të shqetësuar pas Salah ndihet mirë në Anfield.

Legjenda angleze, Ince - Salahit: Refuzo Realin dhe Barçën, qëndro te Liverpooli - fito tituj dhe bëhu legjendë   
Lexo po ashtu Legjenda angleze, Ince - Salahit: Refuzo Realin dhe Barçën, qëndro te Liverpooli - fito tituj dhe bëhu legjendë   

“Unë e di se Mo [Salah] ndihet shumë rehat këtu”, ka thënë fillimisht Klopp për prestigjiozen gjermane BILD.

“Ai e di se stili ynë i lojës i përshtatet atij shumë mirë. Kështu që unë nuk jam i shqetësuar për një transferim të tij”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori