LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ofron Iscon dhe 50 milionë euro për Salah

Real Madridi ofron Iscon dhe 50 milionë euro për Salah

Gjiganti spanjoll, Real Madridi e dëshiron yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, dhe si duket ka bërë gati një ofertë të majme për egjiptianin.

Salah ka shkëlqyer që nga transferimi i tij në verë nga Roma te Liverpooli për një shifër prej rreth 45 milionë eurosh.


Paraqitjet e tij superiore dhe 40 golat e tij deri më tani në të gjitha garat këtë sezon ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tij.

Mohamed Salah apo Mbreti i Egjiptit, rrëfimi që inspiroi miliona njerëz – Numri 74 në fanellë, bamirësia, 'lufta' me futbollistët hebrenj dhe dashuria për vendin
Lexo po ashtu Mohamed Salah apo Mbreti i Egjiptit, rrëfimi që inspiroi miliona njerëz – Numri 74 në fanellë, bamirësia, 'lufta' me futbollistët hebrenj dhe dashuria për vendin

Është gjiganti spanjoll, Real Madridi, klubi që po lidhet më shumë rreth një transferimi të mundshëm të egjiptianit në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Mohamed Salah (Getty Images)

Los Blancos janë të vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha këtë sezon dhe thuhet se kanë identifikuar Salah si një prej objektivave kryesor pas sezonit fantastik në Angli.

Isco pritet të largohet në verë (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Real Madrid ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe shërbimet e mesfushorit Isco Alarcon në këmbim të yllit të Liverpoolit, Salah.

Coutinho dëshiron Salahun te Barcelona
Lexo po ashtu Coutinho dëshiron Salahun te Barcelona

Raporti e këtij mediumi thekson se Real Madridi do t’i ofrojë Salahut edhe një kontratë masive për të bindur atë që të transferohet në Spanjë.

Rroga vjetore thuhet të jetë me vlerë plot 25 milionë euro për sezon për të tërhequr edhe më shumë 25-vjeçarin, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori