LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Liverpooli ishte me fat

Klopp: Liverpooli ishte me fat
(Foto: Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Giallorossët fituan me rezultat 4-2 në Stadio Olimpico, mirëpo u eliminuan, meqë Redsat kishin fituar me rezultat 5-2 në takimin e parë në Anfield.

(Foto: Getty Images)

“Është 100 për qind një finale për Sean Cox (tifozin e Liverpoolit që u sulmua nga tifozët e Romës dhe pësoi lëndime të rënda)”.


Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale
Lexo po ashtu Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

“E kemi thënë edhe më herët se kemi menduar për këtë gjë, tash jemi këtu, të gjitha lutjet dhe urimet tona janë me të”.

“Sot (e mërkurë) ishim me fat, e dimë këtë. Roma është e fortë, i mbanim ku deshëm, sepse ishin të egër, shkaktuam rrezik dhe krijuam epërsi 2-1. Gjithçka mirë”.

(Foto: Getty Images)

“Por, pastaj nuk bëmë sa duhej në kundërsulme, nuk e shfrytëzuam hapësirën që na dhanë dhe e humbëm ndeshjen”, ka deklaruar Klopp për Mediaset Premium.

Në finale, Liverpooli do të luajë kundër Real Madridit. Finalja e madhe zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori