LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale

Liverpooli eliminon Romën, sfidon Realin në finale
(Foto: Getty Images)

Liverpooli është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm prej 7-6.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 5-2 në favor të Redsave, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Stadio Olimpico (4-2), skuadra angleze siguroi pjesëmarrjen në finale të garës më të madhe evropiane pas një kohe të gjatë.


Sadio Mane shënoi golin e parë (Foto: Getty Images)

Mysafirët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e nëntë të takimit. Pas një fillimi entuziast nga Giallorossët, Sadio Mane e ndëshkoi skuadrën vendase falë një asistimi nga Roberto Firmino.

Mirëpo, reagimi ishte i shpejtë dhe nikoqirët e barazuan rezultatin. Pas angazhimit të vendasve, James Milner realizoi një autogol (15′).

Gjatë pjesës së parë, vizitorët shënuan sërish. Pas një harkimi nga këndi, nikoqirët nuk e pastruan mirë topin dhe u ndëshkuan. Georginio Wijnaldum reagoi më së miri në zonë duke shënuar me kokë (26′).

Edin Dzeko ishte njëri nga golashënuesit (Foto: Getty Images)

Ndërsa pas disa aksioneve të tjera ofensive, Roma e shënoi edhe golin e epërsisë me anë të Radja Nainggolan (86′), i cili shënoi një gol shumë të bukur. Nainggolan e realizoi edhe golin e dytë personal nga pika e bardhë në minutat shtesë (90’+3).

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi, pasi Giallorossët duhej të shënonin së paku edhe një gol për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në këtë mënyrë, Liverpooli u kualifikua në finale, ku do të luajë kundër Real Madridit më 26 maj në Kiev të Ukrainës. /Telegrafi/