LAJMI I FUNDIT:

Kinë, inflacioni nën kontroll

Kinë, inflacioni nën kontroll

Inflacioni në Kinë u stabilizua gjatë muajit shkurt, si rrjedhojë e masave të qeverisë dhe bankës qendrore. Autoritetet lajmëruan se inflacioni i muajit shkurt ishte i nivelit 4.7 për qind, por më shumë se vetë shifra, i rëndësishëm është fakti që inflacioni është vendosur nën kontroll pas disa muajsh rritje të vazhdueshme.

Inflacioni i muajit janar ishte në nivelin 4.9 për qind. Sipas ekspertëve, Pekini zyrtar po përpiqet të adoptojë një normë relativisht të lartë inflacioni, por të qëndrueshme, në mënyrë që të krijojë stabilitet, pa dëmtuar rritjen ekonomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Europës perëndimore kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për zhvlerësimin e vazhdueshëm të monedhës juan, faktor që favorizon ndjeshëm eksportet kineze. /Telegrafi/