LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire rritet në 10 inç!

Kindle Fire rritet në 10 inç!

Shumë shpejtë, Amazon do të duhej të prezantonte versionin e ri të tabletit të saj të famshëm, Kindle Fire me madhësi të re të ekranit prej 10 inç, i cili sipas të gjitha gjasave do të vijë me ndërfaqe mbresëlënëse.

Amazon e ka filluar trendin e saj me tablet më të vegjël, kur fillimisht debutoi me Kindle Fire 7’ në vitin 2011. Më pas, ajo prezantoi edhe modelin me madhësi të ekranit prej 8.9 inç, me të cilin ajo ka debutuar në treg në shtator të vitit të kaluar.

Dhe tani, sipas disa raporteve mediale thuhet se në treg do të paraqitet versioni i ri i Kindle Fire, me ekran prej 10 inç.

Modeli më i madh i tabletit Kindle nga Amazon, ai me 10 inç, do të ketë ndërfaqe me 2560 x 1600 me 300 pikselë për inç, që është performacë më e mirë se sa 264ppi s aka iPad 4 apo Google Nexus 10.


Amazon radhitet si prodhuesi i katërt më i madh për tabletët, ndërsa kompania mban 3.7 për qind të tregut të tabletëve. /Telegrafi/