LAJMI I FUNDIT:

Kina tani me mbi 700 milionë telefona të mençur

Kina tani me mbi 700 milionë telefona të mençur

Kina ka qenë njëra ndër vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të telefonave të mençur, dhe sipas një raporti të fundit, shteti më i populluar në botë tani ka më shumë se 700 milionë përdorues aktiv me telefona të mençur.

Lajmi vjen nga një raport i publikuar nga kompania Umeng, dhe mbulon gjithë vitin 2013. Në tremujorin e fundit të vitit 2013, nga totali i telefonave të mençur që janë shitur në Kinë, 43 për qind janë shitur tek njerëzit të cilët kanë blerë telefon të mençur për të parën herë.

Sipas raportit të njëjtë thuhet se nga të gjithë telefonat e mençur të shitur në Kinë vitin e kaluar, 57 për qind e tyre ishin në Android, dhe kushtonin më pak se 350 dollarë.

Ndërsa telefonat e mençur të cilët kushtojnë më shumë se 500 dollarë përbënin 27 për qind të totalit të shitjeve, dhe 80 për qind e këtyre pajisjeve mobile ishin iPhone.


Në janar të këtij viti, Apple për herë të parë filloi shitjen e iPhone në Kinë me kompaninë më të madhe celulare të Kinës, China Mobile, dhe tani do të jetë interesante të shihet se si kjo do të ndikojë në shitjet telefonave të mençur në Kinë në vitin 2014. / Telegrafi /