LAJMI I FUNDIT:

Kina synon rritje ekonomike 8 për qind

Kina synon rritje ekonomike 8 për qind

Kryeministri kinez, Uen Jibao paraqiti para parlamentit kinez programin e qeverisë për ekonominë në pesë vitet e ardhshme.

Jibao duke folur para 3 mijë delegatëve, Jibao tha se qeveria synon mbajtjen e inflacionit në nivelet e 4 për qind dhe rritjen ekonomike në 8 për qind. Ai tha se rritja ekonomik e pakontrolluar ishte një problem serioz.

Analistët ndërkombëtarë, shprehe se Kina po përballet me një inflacion të lartë që shkon deri në 5 për qind. Çmimet janë rritur në të gjitha vendin dhe ndërhyrjet e autoriteteve duke ulur disa herë normat e interesit, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar rritjen e tyre. Pjesa më e prekur nga kjo rritje çmimesh në superfuqinë aziatike mbeten të varfrit, të cilët shpenzojnë më shumë se 60 për qind të të ardhurave të tyre për ushqimet.

Kongresi kombëtar pritet të mbajë punimet për 10 ditë me radhë ku edhe do të diskutohet plani makroekonomik për 5 vitet e ardhshme. Kryeministri kinez, Uen Jibao paraqiti para parlamentit popullor kinez programin e qeverisë për ekonominë në 5 vitet e ardhshme. /Telegrafi/