LAJMI I FUNDIT:

Kina, së shpejti e dyta në botë për ekonomi

Kina, së shpejti e dyta në botë për ekonomi

Ekonomia e Kinës është zhvilluar më shpejt së sa mendohej. Qeveria në Pekin i korrigjoi shifrat për rritjen ekonomike për vitin 2008 me 0,6 për qind, pra në 9,6 për qind.

Zyra Kombëtare e Statistikave iu referua llogaritjeve të fundit sipas së cilave në radhë të parë rritje të madhe ka shënuar sektori i shërbimeve.
Përveç kësaj është harxhuar edhe më pak energji nga sa parashikohej. Në tre tremujorët e parë të këtij viti ekonomia kineze u rrit me 7,7 për qind.
Por edhe këto shifra ka gjasa që mund të ngrihen, thuhet më tej. Me këtë Kina është në rrugë të mbarë, për t’i zënë së shpejti vendin e Japonisë si vendi i dytë për nga ekonomia në botë.