LAJMI I FUNDIT:

Kina pritet të këtë 9.6 % rritje ekonomike

Kina pritet të këtë 9.6 % rritje ekonomike

Ekonomia kineze pritet të pësojë një rritje prej, 9.6 për qind për këtë vit, më të ulët se ajo e vitit 2010. Sipas Bankës Aziatike të Zhvillimit, shkak është ngadalësimi i investimeve dhe rënia e eksporteve.

Sipas dokumentit, inflacioni i Kinës do të rritet nga 3.3 për qind që ishte në vitin 2010 deri në 4.6 për qind brenda këtij viti.

Ndërsa, ekonomia kineze shënoi një rritje prej 10.3 për qind në vitin 2010, në sajë të rigjallërimit të eksportit, shtimit të investimeve dhe konsumit. /Telegrafi/