LAJMI I FUNDIT:

Khedira: Mourinho trajneri më i mirë që kam pasur, Ronaldo prej më të mëdhenjtë në histori

Khedira: Mourinho trajneri më i mirë që kam pasur, Ronaldo prej më të mëdhenjtë në histori

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, përmes një rrëfimi në Instagram, ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij

“Gjatë gjithë karrierës time kam pasur trajnerë të shkëlqyeshëm. Unë kam qenë në gjendje të mësoj nga çdo trajner, edhe kur nuk më pëlqenin disa gjëra të tyre, unë merrje ato pozitive”.

“Më mbresëlënësi ishte Mourinho, ai më besoi. Hapi më i madh ishte kalimi nga Stuttgart në Real Madrid pas Kupës së Botës 2010. Ai më dha shumë njohuri teknike dhe më përmirësoi si person, kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të dhe e ndjej akoma edhe sot”.


“Unë e admiroj atë si trajner. E zgjedh Mourinhon”, ka thëën Khedira për pyetjen se cili është trajneri më i mirë që ka punuar me të.

Gjermani gjatë intervistës ka thënë se puna që bën si futbollist është  domosdoshme.

Ai është ndalur të flas edhe për Cristiano Ronaldon me të cilin ka luajtur edhe te Real Madridi.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu një person fantastik. Kam luajtur me të për shtatë vjet, pesë për Realin dhe dy për Juventusin”.

“Sipas mendimit tim ai është një nga më të mirët në histori. Ai ka aftësi, ambicie, ai gjithmonë dëshiron të fitojë edhe në stërvitje”.

“Ai është një model për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë lojtarët dhe jam shumë i lumtur që kam mundësi të stërvitem me të”, ka thënë Khedira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori