Disa vende evropiane kanë filluar me kujdes të largojnë masat kufizuese të vendosura për shkak të COVID-19, edhe pse nivelet e infeksionit dhe përdorimi i kujdesit intensiv mbetet në nivel të lartë në shumë raste.
Franca
Në Francë, për shembull, një ndalim i udhëtimit brenda vendit u hoq të hënën ndërsa studentët e shkollave të mesme dhe të larta u kthyen në shkollë për herë të parë në një muaj, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Por një shtetrrethim gjatë natës mbeti në vend ndërsa tarracat në natyrë të kafeneve dhe restoranteve të Francës nuk do të lejohen të rihapen deri më 19 maj së bashku me muzetë, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve – nën kushte të caktuara.
Franca po raporton rreth 22,000 raste të reja të konfirmuara çdo ditë, nga rreth 40,000 në fillim të këtij muaji. 5,585 pacientë ishin ende në kujdes intensiv të dielën.
Greqia
Ndërkohë në Greqi, disa kufizime të cilat kanë qenë në fuqi që nga nëntori përfunduan të hënën, me restorante dhe kafene të lejuara për tu shërbyer klientëve jashtë, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu bizneset dhe shërbimet e lidhura me turizmin janë vendosur të fillojnë të funksionojnë përsëri në 15 maj.
Hungaria
Hungaria të shtunën hoqi disa kufizime të vendosura për shkak të COVID-19 për njerëzit me karta imuniteti të lëshuara nga qeveria.
Individët me karta të tilla mund të hyjnë në hapësira të brendshme të ngrënies, hotele, teatro, kinema, palestra, biblioteka, muze dhe vende të tjera rekreative.
Orari i punës për bizneset u zgjat deri në 11 në mbrëmje dhe një shtetrrethim brenda ditës që nga nëntori do të fillojë tani më vonë, në mesnatë.
Italia
Italia filloi hapjen gradualisht javën e kaluar me studentët që u kthyen në shkolla dhe muze dhe kinema duke hapur dyert.
Të shtunën, shumë prej qendrave të plazhit të vendit iu dha drita jeshile për t’u hapur.
Holanda
Holanda të mërkurën hoqi një shtetrrethim që shkaktoi trazira kur u prezantua në të gjithë vendin në janar.
Blerësit u lejuan të vizitonin dyqanet jo thelbësore pa caktuar më parë një termin, megjithëse numrat ishin të kufizuar.
Baret dhe kafenetë u lejuan të rihapnin tarracat e tyre në natyrë për herë të parë në gjashtë muaj, por disa pronarë nuk ishin të kënaqur me kushtet që ata thonë se do ta bëjnë të pamundur kthimin fitimit.
Tarracat lejohen të hapen vetëm midis mesditës dhe 6 të darkës për një maksimum prej dy personave të distancuar nga shoqëria për tryezë përveç nëse janë nga e njëjta shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë