LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer

Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer

Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer, pas marrëveshjes që është nënshkruar në mes Kosovës dhe kësaj kompanie.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe kompanisë Pfizer është arritur në fund të muajit maj, ndërkaq më pas ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte bëtë të ditur se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës nga kjo kompani.


Vitia po ashtu kishte thënë se plani i imunizimit në masë parasheh dhënien e një numri mes “300 mijë dhe 400 mijë vaksinave në muaj”.

“Kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer nga marrëveshja e nënshkruar besojmë të arrijë gjatë javës”, thanë burime të Telegrafit.

Vitia: Kemi siguruar vaksinat dhe jemi përgatitur për të filluar procesin e imunizimit
Lexo po ashtu Vitia: Kemi siguruar vaksinat dhe jemi përgatitur për të filluar procesin e imunizimit

Ndryshe, siç njofton Telegrafi kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit.

Deri më tani, Kosova ka përdorur vaksinat e dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit në masë, që ka filluar më 15 qershor, ndërsa prioritet kanë personat mbi moshën 65 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës së saj.

Javët e fundit në vend ka pasur rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus, e po ashtu edhe i rasteve të vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori