LAJMI I FUNDIT:

Këshillime për gjendjen financiare në Eurozon

Këshillime për gjendjen financiare në Eurozon

Ministrat e financave të vendeve anëtare të Eurozonës do të këshillohen këtë të martë për gjendjen aktuale në vendet e futura në borxhe, në veçanti në Irlandë. Qeveria në Dublin ka theksuar se nuk ka nevojë për ndihma nga Fondi i shpëtimit.

Edhe në Komisionin Evropian thuhet se nuk ka nevojë për ndihma emergjente dhe kredi. Finlanda e ka bërë të qartë se ndihmat eventuale të Irlandës do të lidheshin me kushte shumë të rrepta financiare. Fondi i shpëtimit është paramenduar sipas qeverisë së këtij vendi vetëm për raste emergjente.
Ministri i Financave i Finlandës Jyrki Katainen i tha gazetës gjermane "Die Welt" se nga qeveria e Irlandës do të kërkohen edhe garanca për kthimin e borxheve. /Telegrafi/