LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor në Maqedoni redukton seancat gjyqësore

Këshilli Gjyqësor në Maqedoni redukton seancat gjyqësore

Këshilli Gjyqësor vendosi të ketë gjykime të reduktuara gjatë masave qeveritare për t’u mbrojtur nga virusi Korona. Do të gjykohen vetëm rastet urgjente, ku të akuzuarit janë në paraburgim ose masa të tjera të sigurisë, të huajt dhe lëndët që mund të vjetërsohen. Do të gjykohen edhe veprat penale si bartje të sëmundjes ngjitëse, mosdhënia e ndihmës mjekësore, pengimi i punonjësit që ta kryejë punën e tij ose sulm ndaj nëpunësve si dhe organizim të rezistencës. Do të kontrollohet hyrja në gjykata, të mos ketë grumbullim para sporteleve dhe kushdo që do të hyjë në gjykatë t’i bëhet kontroll shëndetësor. Para dhe pas përfundimit të gjykimeve të dezinfektohet salla gjyqësore. Qytetarët që duhet të dorëzojnë dokumente, atë ta bëjnë përmes rrugës elektronike.

“Kryetari i gjykatës dhe gjykatësit duhet ta shqyrtojnë mundësinë për kryerjen e punëve të përcaktuara nga shtëpia, hulumtimi i rasteve dhe vajtja në gjykatë në ditët e gjykimit, shkruaja e vendimeve duke përdorur teknologjinë informatiko-kompjuterike”.


Përkundër kësaj, Oda e Avokatëve kërkon shtyrjen e të gjitha procedurave në 14 ditët e ardhshme.

“Vetëm një ditë më parë në Gjykatën Civile kemi pasur rreth 600 persona nga 8.30 deri në 10.30. Ajo është si Salla e tërë Universale. Këtë nuk e kërkoj vetëm për avokatët, por edhe për palët dhe shtetin”, deklaroi Ljubomir Mihajlovski, kryetari i Odës së Avokatëve.

Në Gjykatën Penale të Shkupit u shty gjykimi për organizimin e hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill. Nuk erdhën avokatët. Njëri prej tyre ka qenë jashtë vendit dhe tani është në vetë-izolim. Për shkak të kësaj, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vladimir Atanasovski nuk u sollën në sallën e gjyqit, ndërsa nga të akuzuarit erdhi vetëm Trajko Veljanoski. Ishin edhe dëshmitarët, përveç kryeministrit Oliver Spasovski, i kanë thënë se gjykimi do të shtyhet. Seanca tjetër është caktuar për 27 mars./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori