LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet rihapja e pusit të naftës

Kërkohet rihapja e pusit të naftës

Rinisin mosmarrëveshjet mes Qeverisë Amerikane dhe kompanisë britanike British Petroleum për çështjen e pusit të naftës në Gjirin e Meksikës.

Humbja e hidrokarbureve ka bërë që qeveria amerikane t’i kërkojë kompanisë rihapjen e pusit të mbyllur plotësisht prej tre ditësh, pas vendosjes së një tape betoni.

Kolosi i nxjerrjes së naftës nuk është dakord me këtë strategji pasi ka planifikuar betonimin e përhershëm të pusit dhe hapjen e një tjetër pusi për të ulur nivelin e presionit tek pjesa e dëmtuar nga ku kanë rrjedhur miliona fuçi naftë. /Tch /Telegrafi/