LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet një evropian për shef të FMN-së

Kërkohet një evropian për shef të FMN-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i KE, Jose Manuel Barroso kanë qenë të parët që kanë reaguar pas debateve nëse kreu i ri i Fondit duhet të vijë nga një vend i zhvilluar.

Merkel ka deklaruar se zgjedhja e një evropiani është e nevojshme për të zgjidhur problemet ekonomike të eurozonës. “Sigurisht që vendet në zhvillim kanë të drejtën e tyre për të zënë vendin e kreut të FMN-së apo Bankës Botërore. Por mendoj se në situatën aktuale, me problemet serioze që ka euro, do të ishte më i favorshëm një kandidat evropian”, theksoi Merkel.

Ndërsa një zëdhënëse e Barrosos citohet të ketë thënë se, është e natyrshme që shtetet anëtare të BE-së, si vendet me kontributin më të madh tek Fondi, të bien dakord për një kandidat të fuqishëm dhe konkurrues që mund të sigurojë mbështetjen e anëtarëve të FMN-së.

Aktualisht, kandidatët më të përfolur për zëvendësimin e Dominique Strauss Kahn janë:


Mohamed El-Erian, Egjipt, Stanley Fischer, Izrael, Gordon Brown, Britani, Kemal Dervis, Turqi, Peer Steinbrueck, Gjermani, Montek Singh Ahluwalia, Indi, Christine Lagarde, Francë, Agustin Carstens, Meksikë, Trevor Manuel, Afrikë e Jugut dhe Axel Weber, Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori