Samiti i tri ditëve më parë në Beograd riktheu takimet ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ndonëse virtualisht dy liderët diskutuan pas rreth dy muajve nga takimi i fundit i tyre në Bruksel. Por, dallimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe kanë vënë pikëpyetje vazhdimësinë e mëtejme të dialogut Kosovë-Serbi.
Qëndrimi i kundërt i palëve për këtë temë po bënë që të kërkohet ngritja e nivelit të ndërmjetësuesve në dialog.
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Hoti, Besnik Tahiri thotë për KosovaPress se në çfarëdo niveli të ndërmjetësimit dialogu nuk ka alternativë, por mbi bazën e parimeve dhe marrëveshjes finale për njohjeve reciproke.
“Dialogu për Qeverinë e Kosovës nuk ka alternativë. Ne kemi ndërtuar parimet e sakta se si duhet të shkohet drejtë marrëveshjes finale me njohje reciproke. I kemi bërë këto qëndrime edhe me si qeveri, por edhe subjektet politike opozitare janë në një vijë. Nuk ka nëntema, ka vetëm një e ajo është marrëveshja finale dhe njohja reciproke”, thotë ai.
E vëmendje më të madhe të krerëve të BE-së në këtë fazë po kërkon edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
“Natyrisht që duhet të ketë një vëmendje të atyre që janë mbështetës dhe fasilitues të dialogut. Ne tashmë po hyjmë në fazën finale, e kemi përfunduar gjithë këtë pjesë të ashtuquajtur teknike. Ajo që duhet është që Kosova të angazhohet fuqishëm që këtë fazë finale të sigurojë njohje të ndërsjellët dhe ulëse në OKB. Prandaj natyrisht që niveli duhet të jetë i rritur”, thotë ajo.
Për dallim nga dy të parët, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi fillimisht kërkon zgjedhje të reja në vend, e pas rinisje të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas saj, është jo relevante në këtë kohë se çfarë niveli ndërmjetësohet dialogu, pasi konsideron se nuk mund të arrihet asnjë rezultat kur nuk ka përkrahje qytetare.
“Kjo formë e diskutimit, ky rifillim i dialogut është gabim. Kjo duhet të ndërpritet, pasi duhet zgjedhje të reja në Kosovë dhe qasje e re. Ne mund të ndryshojmë nivelin e fasilituesve, se kush e ndërmjetëson dialogun, a duhet nivel më i lartë apo më i ulët. Kjo është irelevante, nuk është e nevojshëm të diskutojmë sepse çfarëdo niveli që kyçet në dialog nuk mundet me arrit një rezultat sepse nuk është përkrahja e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.
Ndërkaq, Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike e Politike u shpreh se në çfarëdo niveli të ndërmjetësimit në Bruksel, pala kosovare duhet të kushtëzojë vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut me njohje reciproke.
“Kjo kërkesë nuk është aspak befasi, është në vazhdën e tendencës së Serbisë për të kushtëzuar vazhdimi ne dialogut për interesa të saj. Për çështje që Serbia dëshiron t’i qoj përpara dhe t’i rregulloj në përfitim të tyre. Ne konsiderojmë që asnjë hap para dhe as vazhdimi i mëtutjeshëm i dialogut të mos bëhet pa një garanci minimale, pa një kushtëzim me njohje të Kosovës nga Serbia sepse një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. Atëherë ishte shumë pozitiv dhe një mesazh i rëndësishëm përfshirja direkte e kancelares Merkel dhe presidentit Makron”, u shpreh ajo.
E në një përgjigje për KosovaPress zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano e la të nënkuptueshme se fasilitimi i dialogut Kosovë-Serbi do të vazhdojë në nivelin e emisarit special, Miroslav Lajçak.
“BE vazhdon të jetë e përkushtuar në rolin e saj si ndërmjetësues i dialogut. Kjo është konfirmuar nga Ministrat e Jashtëm të BE-së gjatë takimit të tyre që është mbajtur të hënën më 12 tetor në Luksemburg. Përfaqësuesi i lartë, Xhozef Borel, pas diskutimit me ministrat ka deklaruar se BE mbetet e përkushtuar që dialogun ta shpie deri tek një përfundim të suksesshëm, duke kërkuar nga palët që të punojnë në mirëbesim dhe frymën e kompromisit. Njëkohësisht, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, po ashtu kanë shprehur mbështetjen e plotë të tyre për punën e z. Lajçak në këtë drejtim” tha ai.
Takimi i fundit zyrtar në Bruksel ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 7 shtator. Ndërkaq, në nivelin e ekspertëve është zhvilluar edhe një takim në fund të shtatorit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës