[tag_tagmanagerringier]a Kërkesë e vogël për telefonat e HTC-së - Telegrafi - Telegrafi Kërkesë e vogël për telefonat e HTC-së - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë e vogël për telefonat e HTC-së

Kërkesë e vogël për telefonat e HTC-së

Prodhuesi tajvanez i telefonave të mençur mobil - HTC Corp tha se ka në plan të shkurtojë shpenzimet me gati një të katërtën e tyre, si dhe të fillojë të shesë modele më të lira të telefonave, në përpjekjen e saj për t’iu kthyer fitimit në tremujorin e fundit të vitit, tetor-dhjetor.

Nën presionin e një tregu të dominuar nga Apple dhe Samsung, kompania kishte paralajmëruar se të hyrat për tremujorin e katërt do të bien deri në 15 për qind nga tremujori i kaluar, e cila paraqet një rrëshqitje edhe më të made se sa vlerësimet e analistëve.

"Ne jemi në kërkim të krijimit të gamës më të gjerë të produkteve në këtë tremujor, për përfitim më të mirë," tha shefi financiar i kompanisë Chialin Chang në një konferencë për media, duke iu referuar modeleve më të përballueshme të telefonave të mençur mobil.

Dhe ky veprim do të përfaqësonte një kalim nga strategjia e mëparshme e kompanisë, me të cilën synohej marrja e 20 për qind të tregut kinez të telefonave të avancuar mobil.


Por sipas firmës kërkimore IDC, gati 60 për qind e dërgesave të tremujorit të dytë të telefonave të mençur në Kinë ka ardhur nga modelet që kushtojnë 150 dollarë ose më pak, prandaj edhe HTC po synon të adaptohet me ndryshimet dhe kërkesat e përdoruesve në tregun global. / Telegrafi /