LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë e jashtëzakonshme për Google Nexus 5

Kërkesë e jashtëzakonshme për Google Nexus 5

Me sa duket, Google Nexus 5 është bërë njëri ndër modelet më të famshme të telefonave të mençur mobil, përkrah rivalëve si iPhone 5S dhe Samsung Galaxy S4, pasi që modeli i Nexus 5 me 16GB tani është shitur tërësisht nga dyqani amerikan i Google Play Store, pasi që ky model tani është paraqitur “jashtë stokut” dhe për blerjen e një njësie duhet pritur 2-3 javë.

Modeli i zi i telefonit me 32GB thuhet se vonohet prej 2 deri në 3 javë për dërgesë tek blerësi final, ndërsa model ii bardhë me 32GB do tu skojë atyre më 26 nëntor.

Google Nexus 5 vjen me Android 4.4 Kit Kat, ekranin e ndjeshëm në prekje me 5 inç në formatin full HD, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Modeli më i ri i telefonit të Google, Nexus 5 ofron edhe procesorin quad core 2.3Ghz Snapdragon 800 të Qualcomm, si dhe Adreno 330 GPU me 2GB RAM, dhe opsionin e memories me 16 apo 32GB.


Nexus 5 posedon edhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel për video-komunikim dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel me sensorin për stabilitetin optik, dhe mundësinë e incizimit të videove në full HD në 1080p. / Telegrafi /