LAJMI I FUNDIT:

Kërcënonte me armë zjarri gruan dhe fëmijët, arrestohet 53-vjeçari në Gramsh

Kërcënonte me armë zjarri gruan dhe fëmijët, arrestohet 53-vjeçari në Gramsh
Foto: Ilustrim

Një 53-vjeçar me inicialet Gj. S., banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh është arrestuar në flagrancë këtë të hënë pasi kërcënonte me armë zjarri gruan dhe fëmijët e tij.

Shërbimet e Komisiariatit të Policisë Gramsh, pasi janë njoftuar se një person po kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe fëmijët, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke parandaluar kështu atë që mund të bëhej një ngjarje tragjike.

Gjatë kontrolleve në banesën e kësaj familjeje policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.


“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori